Renovohen hapësirat e Shkollës Fillore “Liria”

Renovohen hapësirat e Shkollës Fillore “Liria”

Komuna e Çairit, vazhdon koordinimin dhe punën për përmirësimin e infrastrukturës së shkollave fillore . Në partneritet me donatorin Eftinija Impex, sot u realizua renovimi i hapësirave të Shkollës Fillore “Liria”.

Kreu i Komuës, Visar Ganiu u shpreh i kënaqur nga afaristët të cilët ndihmojnë shkollat që nxënësit të mundë të mësojnë në kushte më të mira, ndërsa përgëzoi edhe ish drejtorin e kësaj shkolle Talat Sadikun dhe drejtoreshën e re Teuta Idrizi për angazhimin e tyre në realizimin e këtij procesi të rëndësishëm të punës.

Detajet e renovimit të realizuar dhe punët në rrjedhë e sipër:
– Renovimi i palestrës për lëndën e Arsimit Fizik dhe shëndetësor – 420 M2 (renovimi i parketit, lyerja, rregullimi i ndriçimit, ndërrimi i dyerve të hyrjeve dhe zhveshtoreve).
– Renovimi i dyshemesë në korridoret e katit të parë dhe të dytë me një sipërfaqe prej 300 M2.
– Ndërrimi i dyerve hyrëse të shkollës dhe dyerve të korridoreve në dy katet.
– Ndërrimi i dyerve të klasave në katin e parë – gjithsej 26 dyer
– Lyerja e mureve të korridoreve në katin e parë dhe korridorit lart.
– Renovimi i tërësishëm i dy klasave (dysheme, lyerje, izolim).
– Rregullimi i ndriçimit në shkollë.
Në rrjedhë e sipër janë
– Rregullimi i tërësishëm i toaleteve të shkollës
– Rregullimi i gardhit mbrojtës të oborrit
– Rregullimi i fasadës (pjesës së jashtme të shkollës).

Driton Zenku
nga Driton Zenku Shtator 17, 2019 16:52

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA