Renovohet kati i tretë i Qendrës për Kulturë në Tetovë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 17 Gusht, 2022 23:46

Renovohet kati i tretë i Qendrës për Kulturë në Tetovë

Kati i tretë në qendrën për kulturë në Tetovë ku ndër vite veprojnë shoqëritë kulturo-artistike dhe artistë të shumtë, ka qenë në gjendje të mjerueshme në aspektin e mirëmbajtjes. Kjo pjesë kishte qenë përplot me mbeturina dhe është dashur pastrim i tërësishëm.kurse më pas janë bërë edhe intervenime edhe në lyerjen e hapësirave dhe regullimin e tërësishëm të nyjeve sanitare.

Në ndërkohë, muaj me rradhë është punuar në renovimin e të njejtave, duke u krijuar një ambient më I pastër dhe më I mirë për të gjithë ata që në të ardhmen do të shfrytëzojnë këta hapësira. Renovimi I këtyre hapësirave ka kushtuar rreth 2 milion denarë, mjete nga Ministria e Kulturës.

Drejtori Huseini thotë se në të ardhmen do të kërkohet mjete edhe për renovimin e dy kateve tjera sepse edhe të njejtat janë në gjendje të mjerueshme. Por ai thotë se pas rregullimit, kushdoqoftë që do të shfrytëzojë këta hapësira do të duhet që të respektojë rregullat e mirëmbjatjes së të njejtës.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 17 Gusht, 2022 23:46