Rep-artisti Huey ndërron jetë në moshën 31 vjeçare

Rep-artisti Huey ndërron jetë në moshën 31 vjeçare

Lawrence Franks, i njohur ndryshe për publikun e gjerë si Huey, gjatë ditës së sotme (e premte) është qëlluar për vdekje.

Reperi amerikan ishte qëlluar nga disa persona të panjohur në Missouri, ku edhe gjatë aktit ndodhej në po të njëjtin vend, shkruan Mirror.

Fillimisht, ai kishte dërguar në spital, por për shkak të lëndimeve të shumta nuk mundi t’ia dilte mbanë.

Në mesin e tyre, është edhe një i lënduar tjetër, që ishte në krahë të reperit, ndërsa po pritet t’i shpëtojë plagëve.

Reperi ka qenë aktiv në zhanrin e tij muzikore, ndërsa pas vetes ka lënë një vajzë 13 vjeçare.

Ndërkaq, “Pop, Lock, Drop it” është njëra nga këngët më të dëgjuara nga adhuruesit e muzikës së tij, me ç’rast ka grumbulluar 50 milionë klikime në platformën YouTube. 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 27 Qershor, 2020 22:54

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

Marketing politik