Reshat Ameti emërohet UD Dekan në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Tetovës

Reshat Ameti emërohet UD Dekan në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Tetovës

Artisti pamor dhe piktori i njohur gostivaras, Reshat Ameti nga sot është drejtues i Fakultetit të Arteve në Universitetin e Tetovës. Ameti është emëruar ushtrues detyre dekan në këtë universitet, njofton Gostivari Sot 

Reshat Ameti ka lindur në vitin 1964 në Gostivar dhe është artist pamor dhe piktor i njohur. Mbaroi Fakultetin e Arteve Figurative në Shkup në vitin 1989, në klasën e Ana Temkovë, dhe mbrojti temën e diplomës te profesori Risto Kaliçevski.

Ndërtimin e tij profesional e plotësoi në Fakultetin e Arteve të Universiteti i Prishtinës, te profesori Rexhep Ferri.

Prej shumë vitesh punon si pedagog i pikturës dhe metodikës së artit në Fakultetin e Arteve pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, lektron në Fakultetin Pedagogjik pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup si dhe mban postin e kryetarit aktual të Shoqatës së artistëve figurativë në Maqedoni “Draudakum”.

Reshat Ameti paraqitet në moshën 25 vjeçare para publikut shkupjan , si dhe në një vend evropian, pra në Vjenë të Austrisë, në kafe-galerinë “Kiwi”. Vite me radhë ndoshta është piktori më aktiv në vend dhe në botë në planin e prezantimit para publikut. Sipas një statistike të lirë, mesatarisht realizon afro katër prezantime në vend dhe jashtë tij kryesisht në itinerarin Evropë-SHBA.

Si shpërblim ka marrë shumë mirënjohje, çmime dhe ka siguruar vend të merituar në shumë publikime antologjike dhe enciklopedi artistike brenda dhe jashtë vendit.

Çmimi shtetëror “11 tetori” ishte vlerësimi pët piktorin Reshat Ameti si realizues me vepër jetësore në sferën e kulturës dhe artit.

Emra të njohur të historisë, teorisë dhe kritikës së artit figurativ dhe të letërsisë që nga Vlladimir Veliçkovski, Ismail Kadare, Luan Starova, Ana Frangovska, Kadri Metaj, Eftim Kletnikov e kanë vlerësuar në hollësi krijimtarinë e tij si një sfidë e veçantë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 17, 2019 13:51

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA