Restorantet dhe ministritë, pa marrëveshje për masat

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 10, 2020 19:18

Restorantet dhe ministritë, pa marrëveshje për masat

Një tjetër takim midis pushtetit dhe përfaqësuesit e restoranteve dhe kafeneve përfundoi pa marrëveshje. Martin Angelovski përsëriti kërkesat para Ministrave Nina Angellovska dhe Kreshnik Bekteshi. Përfundimi i takimit u vonua pikërisht një orë, për aq kohë gazetarët prisnin epilogun para ndërtesës së Ministrisë së Financave. Kur zbritën poshtë, Angelovski tha që kishin marrë propozim -masa të reja dhe tani duhet t’i shqyrtojnë ato në shoqatë.

Kërkuam nga Ministria e Financave një interpretim për thirrje të Ligjit të forcës madhore, duhet të marrim një interpretim për këtë ligj, në mënyrë që dimë si të veprojmë.” Ne kemi deklaruar kërkesën tonë parësore, që të marrim një pagë minimale bruto për punonjësit tanë- deklaroi Martin Angelovski përfaqësues i hotelierëve

Ne si Ministri e Ekonomisë jemi në komunikim me institucionet e tjera, në mënyrë që të rrisim fondet që do të drejtohen dhe synohen për të bërë më të lehtë për kompanitë, që ishin më të prekur të rikuperohen- deklaroi Kreshnik Bekteshi- Ministër I Ekonomisë.

Përfaqësuesit e restoranteve dhe kafeneve disa herë alarmuan nëse nuk marrin ndihmë të plotë të pakthyeshme nga shteti, ata do të detyrohen të largojnë 15,000 punonjës. Ata gjithashtu dërguan një mesazh vendimtar se nuk u duhen kredi të reja, siç ofrohet nga Qeveria, sepse thonë nuk kanë para për të paguar edhe ato që i kanë marrë tashmë.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 10, 2020 19:18