RETRO: Kriza energjetike ia mori “frymën” Maqedonisë së Veriut

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 28 Dhjetor, 2022 12:04

<strong>RETRO:</strong> Kriza energjetike ia mori “frymën” Maqedonisë së Veriut

Viti 2022 po kalon nën hijen e krizës energjetike, përskaj asaj ekonomike që goditën vendin dhe botën nga viti 2021. Ekspertët e çështjeve të energjisë paralajmëruan se kriza energjetike që ka përfshirë një pjesë të madhe të Evropës dhe rajonin, do të ketë ndikime të theksuara tek konsumatorët në Maqedoninë e Veriut. Kështu edhe ndodhi. Ndikime negative nga kriza energjetike u vërejtën në veçanti sektorët e transportit, industrisë dhe prodhimit, dhe për pasojë pati edhe rritje enorme të çmimeve dhe inflacionit.

Rënia e kapaciteteve prodhuese për lëndët djegëse, vonimi i tranzicionit energjetik, kushtet ekstreme të motit, të karakterizuara nga një verë e nxehtë dhe një dimër i ftohtë, që çuan në rritje të konsumit të energjisë dhe pushtimi rus i Ukrainës që çoi në mungesën e mallrave energjetike janë faktorët që krijuan krizën globale energjetike.

Kriza energjetike u paraqit si sfida kryesore me të cilën po përballen bizneset. Në veçanti në rrezik ndodhën kompanive në prodhim, të cilat fitimin e kanë të ulët ndërsa punësojnë një numër të madh njerëzish. Për pasojë, shumë biznese të vogla po detyrohen të mbyllen, madje disa janë në prag të falimentimit.

Edhe kompanitë e mëdha po e ndjejnë krizën energjetike dhe po kërkojnë ndihmë nga Qeveria. Disa prej tyre e kanë ndërprerë prodhimin, kurse kanë rritje të faturave të rrymës 4 deri në 6 % më shumë se nga fillimi i krizës.

Rrjedhimisht, me ngjarjet botërore, edhe rajoni i Ballkanit është duke i ndjekur dhe ndjerë dallgët e valëve të mëdha që vijnë nga tregu ndërkombëtar, ku bëjnë pjesë edhe ata.

Autoritetet premtojnë se deri në mbarim të këtij viti por edhe pas muajt Janar, nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Sipas disa hulumtimeve, Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë ndër shtetet më të ndikuara nga kriza energjetike.

Kriza energjetike nuk do të përfundojë këto muaj. Sipas Shoqatës së Kompanive Energjetike të Maqedonisë së Veriut, do të duhen disa vite dhe për këtë arsye nevojiten masa dhe aktivitete afatgjata. Qytetarët dhe institucionet duhet të kursejnë energjinë elektrike këtë dimër, sepse do të ketë një krizë të madhe energjetike.

Këtë dimër nuk përjashtohet mundësia e kufizimeve të mundshme në furnizimin me energji elektrike, ndonëse nga termocentralet shtetërore EMV thonë se kanë marrë të gjitha masat.

Rreziku mbetet në vjetërsinë e objekteve, pra në mundësinë e defekteve më të shpeshta. Po ta dija që nesër do të ndalet një bllok i TEC Manastirit, do të kishim ndërmarrë masa. Nëse ndodh një ndërprerje e madhe në këtë moment, mund të ketë kufizim. Kjo situatë krijon shqetësim tek qytetarët, por edhe tek kompanitë.

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 28 Dhjetor, 2022 12:04

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare