Revista “Time” shpall Greta Thunberg person të vitit

Revista “Time” shpall Greta Thunberg person të vitit

Aktivistja suedeze kundër ndryshimeve klimatike, Thunberg nisi një fushatë globale të ndërgjegjësimit të klimës në gusht 2018, duke anashkaluar shkollën për të ardhmen e planetit Tokë.

Revista amerikane “Time” sot shpalli person të vitit 2019, aktivisten suedeze të klimës, Greta Thunberg.

Thunberg nisi një fushatë globale të ndërgjegjësimit të klimës në gusht 2018, duke anashkaluar shkollën për të ardhmen e planetit Tokë.

Para 16 muajve, ajo ngriti një kamp përpara Parlamentit suedez duke kërkuar nga ligjvënësit të dëgjojnë për lëvizjen e saj. Greva e Shkollës për Klimën, u parashtroi pyetje krerëve botërorë në OKB, u takua me Papën, u përlesh me presidentin amerikan dhe frymëzoi 4 milionë njerëz për t’u bashkuar në grevën globale të klimës më 20 shtator 2019, më e madhja e këtij lloji në histori.

Falë përpjekjeve të saj, greva e klimës u shpall fjala e vitit 2019 nga Fjalori Collins me qendër në Skoci.

Lëvizja e udhëhequr nga Thunberg, e njohur edhe si “E Premtja për Ardhmërinë dhe Rinia Për Klimën”, e cila filloi në vendlindjen e saj në Suedi, por që është bërë një fenomen global, ka kërkuar të vendos qeveritë botërore në përputhje të plotë me Marrëveshjen e Klimës në Paris në vitin 2015.

Më shumë se 6.100 aktivitete u mbajtën në 185 vende, me mbështetjen e 73 sindikatave, 820 organizatave të shoqërisë civile, 3.000 ndërmarrjeve dhe 8.500 faqeve të internetit për Grevën Globale të Klimës më 20 shtator, e cila u regjistrua si mobilizimi më i madh për klimën ndonjëherë me pjesëmarrjen e 7.6 milionë njerëzve.

Thunberg vuan nga sindroma Asperger, e cila është një sëmundje zhvillimore e karakterizuar me vështirësi në bashkëveprimin shoqëror dhe komunikimin joverbal./aa/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 11 Dhjetor, 2019 22:56

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.