Revizioni zbulon parregullsi në shumë institucione

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka August 3, 2019 20:10

Revizioni zbulon parregullsi në shumë institucione

Enti shtetëror për revizion në raportin për vitin 2018 ka konstatuar parregullsi të shumta nëpër institucionet e vendit, andaj në Prokurorinë publike ka dorëzuar 21 lëndë për 13 institucione, tek të cilat ka dyshime për parregullsi, 4 lëndë për tre institucione në Komisionin për Anti-korrupsion, 4 lëndë për tre institucione në MPB dhe dy lëndë për dy institucione në Policinë financiare.

Nga dy lëndë për parregullsi, në Prokurorinë publike, Revizioni ka dorëzuar për komunën e Shtipit, Komunën e Haraçinës, Komunën e Çashkës dhe atë të Negotinës. Ndërsa nga një lëndë në PP ka dorëzuar për Komunën e Velesit, atë të Gjorçe Petrovit dhe të Makedonski Brodit. Nga dy lëndë për parregullsi, në Prokurorinë Publike revizioni ka dërguar edhe për Klinikën universitare për kirurgji të fytyrës dhe qafës-Maksilofaciale, Institutin e Transfuzionit të Mjekësisë, Spitalin Klinikës Shtip dhe për Agjencinë e Filmit. Parregullsi Revizioni shtetëror ka hasur edhe tek më shumë institucione të shtetit të cilat nuk kanë paguar faturat e ujit për çka ka dorëzuar katër lëndë dhe atë: një në Prokurorinë publike, një në Komisionin për Antikorrupsion, një në MPB dhe 1 në policinë financiare. Lëndë për parregullsi në katër institucione, Revizioni ka dërguar edhe për parregullsi me eksploatimin e zhavorrit dhe rërës nga pellgu i lumit Vardar’.

Zëvendës drejtori i entit shtetëror për Revizion Naser Ademi, tha për Alsat se lëndët për parregullsi i kanë dorëzuar në bazë të nenit 35 të Ligjit për Revizion shtetëror, i cili thotë se kur Enti për Revizion has në parregullsi gjatë punës së institucioneve mund të dërgojë lëndë për hetim nga organet tjera kompetente siç janë Prokuroria Publike, MPB, Komisioni për Anti-korrupsion në policinë financiare dhe të tjera. Ademi shton se deri më tani, organet e lartë përmendura ende nuk i janë përgjigjur nëse kanë marrë masa konkrete.

Unë besoj se veç më prokuroria ka filluar ti punojë, sepse janë 21 raporte. Për disa prej raporteve na është përgjigjur se janë në punim e sipër, për disa prej raporteve ka konstatuar se nuk ka parregullsi, sepse prokuroria i shikon më ndryshe punët, revizioni i shikon prej anës së saj profesionale. Por shpresoj se shumë shpejt që Prokuroria do të dalë me konstatime tona ose me punën e raporteve të revizionit të cilët ne ia kemi dorëzuar në prokurori – tha Naser Ademi, zëvendësdrejtor i ESH për Revizion.

Përgjigje për konstatim eventual të parregullsive të konstatuara nga Revizioni shtetëror nuk kanë dhënë as MPB, Anti-korrupsioni dhe Policia Financiare.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka August 3, 2019 20:10