Revolucioni laraman do të organizojë “mejdan” mes Pendarovskit dhe Siljanovskës
Emri i Revolucionit laraman është përdorur gjithnjë e më shumë nga kandidatët presidencialë dhe kohët e fundit kandidatja e cila protestonte dikur kundër partisë e cila e mbështet sot, u ka bërë thirrje atyre që ta mbështesin si kandidate. Në këtë temë folën sonte në 1TV Irena Sterijovska dhe Goce Markovski aktivistë në “Revolucionin laraman”, përcjell FLAKA.
Thirrjes së Siljanovskës, aktivistët ia kthyen me thirrje për kandidatët për megdan për t’u përgjigjur të gjitha pyetjeve nga të gjithë qytetarët. Deri më tani, thonë aktivistët, kandidatët kanë pikëpamje të paqarta mbi disa çështje të rëndësishme.
Për përpjekjen e Siljanovsk për të marrë mbështetjen e të pa përcatuesve, aktivistët konsiderojnë se ajo duhet së pari të dënojnë qartë regjimin e mëparshëm. Nesër, aktivistët nga Revolucioni laraman do të zbulojnë iniciativën dhe do të ftojnë kandidatët për t’iu përgjigjur publikisht dhe në mënyrë të qartë pyetjeve të të gjithë qytetarëve. FLAKA