Rexhepi: Lëvizja BESA partner i barabartë në koalicion dhe qeverisjen e ardhshme

Desk
By Desk March 2, 2020 20:37

Rexhepi: Lëvizja BESA partner i barabartë në koalicion dhe qeverisjen e ardhshme

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi në një intervistë për TV21, flet për fushatën mes LB-LSDM, ku mesa tjerash tha se ende shtabet zgjedhor nuk i kanë definuar çështjen e strategjisë së fushatës, mirëpo në parim Lëvizja BESA është si partnere e barabartë në këtë koalicion, ashtu si edhe u prezantua gjatë nënshkrimit të marrëveshjes.

Lëvizja BESA do të bën fushatën e saj në zonat ku ka mbështetës dhe do të thërras për mbështetjen e LB e cila është pjesë e këtij koalicioni, kështu që ka mundësi që pjesa më e madhe të bëhet si fushatë vetanake, mirëpo nuk përjashtohet mundësia edhe në raste të caktuara që të ketë edhe fushatë dhe aktivitete të përbashkëta.

Desk
By Desk March 2, 2020 20:37