Rexhepi: Nuk e kuptoj “bllok opozitar” dhe brenda saj një parti e pushtetit?

Desk
By Desk December 26, 2019 22:32

Rexhepi: Nuk e kuptoj “bllok opozitar” dhe brenda saj një parti e pushtetit?

Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi është i ftuar në ‘Rruga Drejt’ në Alsat – M për të diskutuar rreth aktualitetit politik në vend dhe punën e koalicionimeve të mundshme parazgjedhore. Rexhepi ka folur rreth zërave të fundit për anulimin e zgjedhjeve, ku është shprehur që zgjedhjet duhet të mbahen, sepse ashtu është vendosur në takimin e liderëve dhe se çdo tentim për shtyrje të zgjedhjeve do të ishte e pa pranueshme.

Nënkryetari Rexhepi ka folur edhe p ër koalicionimet duke thënë se jemi të gatshëm për të ofruar një platformë të pastër opozitare. Më tej Rexhepi tha se jemi të përkushtuar si subjekt politik të fuqizojmë bashkëpunimin opozitar. Gjithashtu ai tha se nuk e kuptoi si mund të quhet bllok opozitar me një parti të pushtetit brenda.

Desk
By Desk December 26, 2019 22:32