Rexhepi: Oponenti ynë është BDl-ja

Desk
By Desk March 2, 2020 21:40

Rexhepi: Oponenti ynë është BDl-ja

Nënkryetari i Lëvizjes Besa Kastriot Rexhepi duke folur për koalicionet parazgjedhore dhe ato pas zgjedhore në emisionin 10 Minuta në Tv21 ka thënë se oponent i koalicionit LSDM BESA është Bashkimi Demokratik për Integrim, raporton TV21.Ai ka thënë se oponent i koalicionit nuk është koalicioni opozitar, AAA ASH.

“Neve oponent politik e kemi BDl në dhe qëllimi ynë është të sjellim ndryshimin për një qeverisje ndryshe, një strukturë të re. D.m.th, oponent politik e kemi BDl në. Sa i përket zotit Sela ne nuk e kemi atë oponent politik dhe uroj që ata të kenë sukses dhe ta bëjnë edhe ata pjesën e tyre që së bashku ta sjellim ndryshimin e shumë pritur tek shqiptarët”, deklaroi Rexhepi.

Desk
By Desk March 2, 2020 21:40