Rezultatet e reja në SHBA: Biden i jep ‘goditje’ fituese Trumpit

Desk
By Desk November 6, 2020 22:29

Rezultatet e reja në SHBA: Biden i jep ‘goditje’ fituese Trumpit

Joe Biden është gjithnjë e më afër fitores në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Rezultatet e reja nga zgjedhjet në SHBA e afrojnë kandidatin demokrat Joe Biden tek presidenca e shtetit.

CNN ka publikuar rezultatet nga katër shtetet kryesore ku Biden prin në secilën prej tyre.

Biden ka realizuar një përmbysje të madhe në Pennsylvania ku nga disavantazhi prej mbi 400 mijë votash ka kaluar në epërsi aktualisht prej 13.709 votash.

Bidenit i mjaftojnë vetëm edhe gjashtë vota të Kolegjit Zgjedhor për tu konfirmuar president i ri në SHBA.

Rezultatet:

Georgia: Biden +1.603 vota

Pennsylvania: Biden +13.709 vota

Nevada: Biden +20.137 vota

Arizona: Biden +40.954 vota.

Desk
By Desk November 6, 2020 22:29