RIAKTIVIZOHET SËRISH PAS KATËR VITESH, REGJIA E TEATRIT NË FAKULTETIN E ARTEVE TË UT-së

RIAKTIVIZOHET SËRISH PAS KATËR VITESH, REGJIA E TEATRIT NË FAKULTETIN E ARTEVE TË UT-së

Katër vite pas regjistrimit të gjeneratës së parë të studentëve të regjisë së teatrit, në kuadër të fakultetit të artit dramatik në Universitetin e Tetovës, rihapet sërish i njëjti.
Sipas informatave tona në Universitetin e Tetovës, studentët e ardhshëm të regjisë së teatrit, edhe kësaj radhe, do i udhëheqin dy emra të fuqishëm të regjisë shqiptare, Qëndrim Rijani dhe Mehmet Xhelili. Studentët e ardhshëm, në regji teatri, do të mund që të konkurrojnë në tri afate, edhe atë, duke filluar nga 26-30 gusht të këtij viti, në fakultetin e artit dramatik, më saktë në Shtëpinë e Kulturës në Tetovës, dhe afati i dytë dhe i tretë i pranimit të studentëve të regjisë së teatrit, do të jenë në datat 10 deri më 13 shtator respektivisht 23-24 shtator.
Përndryshe, nxënësit që duan të regjistrojnë regjinë e teatrit nga gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut, informatat më të sakta, mund t`i marrin tek administrata e fakultetit të arteve, në Shtëpinë e kulturës në Tetovë.
Studentët e interesuar për regjinë e teatrit, duhet të paraqiten me kohë nga se, siç jemi të informuar nga Universiteti i Tetovës, interesim ka mjaftë dhe numri i studentëve që do të konkurrojnë në këtë drejtim, pritet të jetë i madh, andaj, është mirë që, të gjithë të interesuarit për regji teatri, të konkurrojnë në kohë dhe afatet e paracaktuara.
Vlen të përmendet se, gjenerata e parë e regjisë së teatrit, të diplomuar në fakultetin e arteve të UT-së, që të gjithë kanë përfunduar me sukses, duke dalë madje me shfaqjet e tyre të diplomës, edhe jashtë shtetit.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 24, 2019 11:45

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...