Ribalanci i Buxhetit para miratimit përfundimtar

Desk
By Desk October 24, 2020 10:49

Ribalanci i Buxhetit para miratimit përfundimtar

Në Kuvend përfundoi debati i amendamenteve për ribalancin e buxhetit dhe prej të hënën pritet ai të gjendet në rend dite të seancës kuvendore. Me ribalancin e dytë me radhë të Buxhetit për këtë vit praktikisht duhet të fillojë edhe implementimi i pakos së katërt të masave për mbështetje të qytetarëve dhe ekonomisë për dalje nga kriza e shkaktuar prej Kovid-19.

Me vlerë të tërësishme prej 470 milion euro dhe 31 masa, Qeveria do të bëjë përpjekje financiarisht t’i ndihmojë qytetarët, por edhe kompanitë që ta mbajnë likuiditetin dhe ta ruajnë çdo vend pune.

Pritjet e Qeverisë janë se me setin e ri të masave do të sigurohet qëndrueshmëri e veprimtarive ekonomike vendore dhe vendeve të punës, do të rimëkëmben disa veprimtari, ndërsa do të sigurohet edhe stabilitet i transfereve sociale dhe do të nxitet konsumi publik.

Një pjesë e pakos së re të masave janë kartelat pagesore në vlerë prej 6.000 denarë të cilat do t’i marrin pensionistët me pensione deri në 15.000 denarë, kërkuesit pasiv të punës dhe artistët e pavarur…Kartela pagesore “Blej vendore” sërish do të marrin ato studentë të cilët ishin haruar me pakon e tretë të masave.

Për kompanitë do të sigurohen 100 milion euro të reja kredi të pavolitshme nga Banka zhvillimore, ndërsa vazhdon edhe masa për mbështetje financiare për pagesë të pagave për të punësuarit për të cilën Propozim-vendimi ligjor tashmë e kaloi procedurën dhe do të dorëzohet për miratim në Kuvend.

Për dallim prej më parë, tani, me vendimin e ri ligjor, është parashikuar kompanitë me rënie më të madhe të të ardhurave, të marin mbështetje më të madhe për pagesë të pagave. Ashtu kompania e cila ka të ardhura të ulëta prej mbi 80 për qind, atëherë vlera e mbështetjes financiare për pagesë të pagave do të arrijë deri në 21.776 denarë për punëtor, ndërsa kompanitë me të ardhura të ulëta prej 30-40 për qind, do të marrin mbështetje deri në 14.500 denarë për punëtor. Për të ardhura të ulëta prej 40,1 deri 50 për qind janë parashikuar deri në 15.955 denarë për punëtor, për të ardhura të zvogëluara prej 50,01 deri 60 për qind deri në 17.410 denarë, për të ardhura të zvogëluara prej 60,1 deri në 70 për qind deri në 18.865 denarë për punëtor dhe për të ardhura të zvogëluara prej 70,1 deri në 80 për qind deri në 20.320 denarë për punëtor.

Punëdhënësit do të munden të aplikojnë për mbështetje financiare deri në 21.776 denarë për punëtor, deri në datën 7 të këtij muaji për muajin paraprak, ndërsa shfrytëzues do të mund të jenë firmat të cilat kanë së paku 30 për qind rënie të të ardhurave në periudhën nga prilli deri në tetor të vitit 2020, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Për shkak të keqpërdorimeve nga ana e punëdhënësve të cilat ishin konstatuar në periudhën e fundit, tani në vendimin ligjor janë parashikuar edhe mekanizma mbrojtës për pagën që të arrijë e plotë deri te punëtori, gjegjësisht në rast se punëdhënësi jep pagë më të vogël, janë parashikuar gjoba deri në 10 mijë euro, në varësi të madhësisë së subjektit juridik.

Pritjet janë se me këtë masë do të mbështeten 83.000 vende pune në nivel mujor, gjegjësisht gjithsej 250.000 paga për kuartalin e fundit të vitit.

Për opozitën kjo masë është vonuar dhe nuk do t’i japë rezultatet e pritura. Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së dhe deputet aktual Aleksandar Nikollovski dje deklaroi se ligji për subvencionim të pagave nuk ka arritur në Kuvend dhe se ai nuk mund të votohet për pesë ditë që do të thotë se kompanitë nuk do ta marrin mbështetjen financiare për tetorin.

Nga ana tjetër, dje zëvendësministri i Financave Dimitar Kovaçevski, porositi se qytetarët dhe ekonomia nuk duhet të brengosen dhe se likuiditeti i Buxhetit është i mirë.

“Mbrëmë deri vonë Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni juridik-ligjdhënës e pëfunduan debatin e amendamenteve në lidhje me ribalancin e buxhetit. Masat të cilat Qeveria i propozoi, ndërsa të cilat janë implementuar në ribalancin e dytë të Buxhetit në vitin 2020, janë në drejtim të mbajtjes së standardit të popullatës në dritë nga kriza ekonomike që e kemi në Evropë dhe në të gjithë botën, ndërsa duke e përfshirë edhe në shtetin tonë”, deklaroi Kovaçevski.

Me pakon e katërt të masave janë përfshirë edhe punëtorër turistik. Për to, janë parashikuar grante në vlerë të tërësishme prej 1,9 milion euo dhe kthim i taksës turistike për vitin 2019. Ndërsa, në kërkesë të odave, është parashikuar edhe zvogëlimi i dhënieve parafiskale. (koha.mk)

Desk
By Desk October 24, 2020 10:49