Ribalanci i pritshëm, por kaloi me një vonesë të konsiderueshme

Ribalanci i pritshëm, por kaloi me një vonesë të konsiderueshme

Ribalanci i buxhetit të miratuar nga Qeveria më 15 të këtij muaji për “Finance Think” pritej, por kaloi me një vonesë të konsiderueshme, në kontekstin e nevojës që ai të demonstrojë përkushtimin e Qeverisë për shkurtimin e të gjitha kostove dhe shpenzimeve joproduktive që kanë humbur përparësinë në kontekstin e krizës.

Në një koment të botuar sot, „Financial Think„ thekson se parashikimi i rishikuar për një rënie prej 3.4 për qind në ekonomi është i saktë dhe në përputhje me parashikimin e “Financе Think ” nga 11 prilli I vitit 2020.

Sidoqoftë, ata besojnë se kjo normë është me rreziqe të mëtejshme në rënie, të cilat mund të ndikojnë negativisht në anën e të ardhurave të buxhetit në tremujorin e tretë dhe të katërt, të cilat mund të shkaktojnë një nevojë për një ribalancim të dytë.

Finance Think tregon se rënia e të ardhurave tatimore është rezultat i zvogëlimit të aktivitetit ekonomik, por në të njëjtën kohë, theksohet rreziku i një rritje të shmangies së taksave. Prandaj, sipas tyre, është e nevojshme që në periudhën tjetër të përqendrohemi në kontroll të zgjeruar dhe sanksionimin e evazionit fiskal.

Ata e konsiderojnë deficitin buxhetor të pritur dhe një rezultat të drejtpërdrejtë të pasojave negative në ekonomi që nga shfaqja e Kovid-19. “ Kjo imponon nevojën për të përgatitur një plan optimal për financimin e tij në vitin aktual, por gjithashtu për të ridizejnuar planin për financimin afatmesëm të borxhit publik. Në mënyrë të pashmangshme, përmbushja e kësaj nevoje të madhe për fonde do të imponojë nevojën për të diskutuar rishikimin e tarifave të taksave pas zvogëlimit të goditjes së parë të krizës, theksojnë ata.

Për shpenzimet e parashikuara për Kovid-19, ata konsiderojnë se janë dimensionuar në mënyrë korrekte, ulja e shpenzimeve totale është e pamjaftueshme dhe përparësia në uljen e shpenzimeve në varësi të rëndësisë së tyre të zhvillimit nuk është pasqyruar në ribalancën e buxhetit. Përkundrazi, përpjekja e dukshme për të shkurtuar zërat e shpenzimeve aktuale, disa prej të cilave konsiderohen joproduktive, mund të interpretohet si parazgjedhore.

Ata theksojnë se duke pasur parasysh krizën, shkurtimi i shpenzimeve joproduktive duhet të jetë radikale dhe vendimtare, jo vetëm për të siguruar hapësirë fiskale për të financuar masat në lidhje me Kovid-19, por edhe për të dërguar një sinjal të qartë për agjentët ekonomikë se shteti zhvillon një politikë fiskale të përkushtuar dhe konsistente në kohë krize.

Nga “Finance Think” në koment citohet se pritet që për shkak të masave kufizuese dhe situates së re të krizës, aktivitetet për realizimin e një pjese të shpenzimeve kapitale do të ngadalësohen.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 19 Maj, 2020 22:00

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.