Ribashkohet grupi më i madh i rokut i të gjitha kohërave AC/DC

Ribashkohet grupi më i madh i rokut i të gjitha kohërave AC/DC

Banda më e madhe e rokut AC/DC po rikthehet.

Ish-lideri i grupit Brian Johnson, bateristi Phil Rudd dhe basisti Cliff Williams po ribashkohet me anëtarin themelues të bandës Angus Young për të nxjerrë një album homazh në nder të të ndjerit Malcolm Young.

Albumi do përfshirë këngë që bashkëthemeluesi i AC/DC, Young regjistroi me grupin përpara se të mos ishte në gjendje të performonte më për shkak të sëmundjes.

Malcolm Young u nda nga jeta në nëntor 2017.

Ndërsa lajmi për ribashkimin e grupit u bë nga lideri i grupit “Twisted Sister”, Dee Snider me një seri postimesh në Twitter gjatë fundjavës.

Ai nisi postimin me një lutje për organizatorët e Super Bowl që të rezervojnë grupin për vitit të ardhshëm.

Bateristi nuk ka shkuar në tur me bandën për disa vite për shkak të çështjeve ligjore. Ndërsa batisti njoftoi daljen në pension në vitin 2016.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 11 Dhjetor, 2019 22:58

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA