Ribery afër klubit të njohur italian
Fiorentina po vazhdon bisedimet me legjendën e Bayern Munichit, Franck Ribery.
Ribery është një lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me kampionët e Gjermanisë dhe dëshiron të vazhdojë karrierën në Evropë. Francezi ka kërkuar 4 milionë euro në vit për të veshur fanellën e Fiorentines.
Mediat italiane thonë se klubi italian është i gatshëm për të pranuar kushtet e lojtarit dhe brenda një kohe të shkurtër do të arrihet marrëveshja.