Rihanna është në krahët e miliarderit, por “flirton” hapur me Chris Brown

Rihanna është në krahët e miliarderit, por “flirton” hapur me Chris Brown

Këngëtarja Rihanna mund të martohet shumë shpejt me miliarderin Hassan Jameel, por historia me Chris Brown vijon të komentohet.

Në postimin e fundit në Instagram, ku promovon linjën e produkteve kozmetike, ka vendosur në sfond këngën e reperit.

Ky detaj nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët i thonë se po flirton hapur me Chris Brown.

Lidhja e tyre mori fund para shumë vitesh për shkak të dhunës fizike që ushtroi reperi tek Rihanna. Megjithatë, shpesh herë ai ka bërë komente provokuese në postimet e këngëtares, por nuk ka marrë asnjë reagim.

Rihanna ka plot dy vite që shijon lidhjen me Hassan dhe pritet që të martohen së shpejti.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 22, 2019 23:06

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA