Rihanna reklamon koleksionin e saj të syzeve

Desk
By Desk May 8, 2020 23:07

Rihanna reklamon koleksionin e saj të syzeve

Rihanna së shpejti sjell koleksionin e ri të syzeve.

Rihanna tash e një kohë ka lënë pas angazhimet në muzikë dhe i është përkushtuar biznesit.

Ajo po tregohet e suksesshme me markën e saj “Fenty”, ndërsa së fundi ka paralajmëruar edhe një koleksion syzesh nga kjo markë.

Këngëtarja ka publikuar disa fotografi, në të cilat u shfaq me një palë syze të gjelbërta, teksa ishte veshur me veshje sportive.

Riri bëri të ditur se koleksioni i syzeve nga marka e saj “Fenty” do të dalë në treg më 13 maj.

Për ndryshe, gjatë kësaj periudhe pandemie, Rihanna ka treguar edhe anën humane duke dhuruar donacione për t’iu dale në ndihmë personave në nevojë. 

 

 

Desk
By Desk May 8, 2020 23:07