Rihanna shkëlqen me veshjen në stilin e viteve të 70-ta në New York

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 23:35

Rihanna shkëlqen me veshjen në stilin e viteve të 70-ta në New York

Ajo së fundmi ka filluar të regjistrojë LP të të gjitha albumeve të saj të mëparshëm.

Dhe Rihanna dëshmoi në New York këtë të enjte mbrëma se dashuria e saj për stilin retro shtrihet edhe në sensin e saj të veshjes.

Ylli 33-vjeçar i pop-it ishte një sensacion i viteve të 70-ta me një bluzë ari të ngjitur për trupi, pa rripa, ndërsa doli për të darkuar në qytetin e New York-ut, shkruan DailyMail.

Foto: BackGrid

Ajo e përforcoi pamjen duke u mbështjellë me një pallto blu që binte në sy, e kompletuar me detaje pellushi dhe një palë xhinse.

Më herët të njëjtën ditë ajo postoi në Instagramin e saj për të njoftuar ‘Rih-Issue’ – versionet e reja vinyl të edicionit të kufizuar të të gjitha albumeve të saj të mëparshëm që tashmë janë të disponueshme për shitje online.

Për promovimin e saj në rrjetet sociale, ajo riktheu vitet 1970 me një palë çizme me taka të larta me platformë, të kombinuara me çorape rrjete.

“Fëmijët e sotëm nuk do ta dinë kurrë se çfarë është vinyl”, thanë ata!”, ka shkruar në mbishkrimin e postimit të saj në Instagram, këngëtarja barbadiane.

Rihanna po shet të gjitha albumet vinyl nga ‘Rih-Issue’ në faqen e saj të internetit së bashku me përzgjedhjet nga veshjet e saj.

Çdo album vjen me një veshje, duke formuar një marrëveshje pako që kushtojnë të paktën 100 dollarë secila, me disa kombinime që kushtojnë edhe më shumë se kaq.

https://www.instagram.com/p/CV3MtQ0PwgM/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=810&rd=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&rp=%2Frihanna-shkelqen-veshjen-ne-stilin-e-viteve-te-70-ta-gjate-nje-dalje-ne-new-york%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1833.5%2C%22ls%22%3A1281.5999999642372%2C%22le%22%3A1358%7D
Duke filluar me debutimin e saj “Music Of The Sun” në 2005, Rihanna ka publikuar tetë albume gjithsej – i fundit “Anti” u publikua në vitin 2016.

Fansat e saj kanë kërkuar me ngulm një tjetër album të ri që atëherë dhe megjithëse ajo ka ngacmuar herë pas here për muzikë të re, ajo ende nuk ka sjell një të tillë.

Vitet e fundit ajo ka kanalizuar energjinë e saj në biznesin e saj të produkteve bukurisë dhe veshjeve, duke përfshirë linjën e saj të brendshme “Savage X Fenty”.

Për sa i përket jetës së saj personale, Rihanna aktualisht është në lidhje me ASAP Rocky, me të cilin ishin miq prej vitesh. 

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 23:35

06
Dhj
Ambasadorja e SHBA-së në vend, Anxhela Ageler sonte theksoi se është konfuz procesi për zgjedhjen...
06
Dhj
Ajo ka një apartament në Shkup prej 54 metrash katrorë si pronë e saj personale,...
06
Dhj
Riorganizimi i administratës nënkupton reduktimin e disa institucioneve, nga 140 institucione që janë nën ombrellën...
06
Dhj
Qytetarët nuk u besojnë as politikanëve, as institucioneve, kështu vlerëson Insituti për Demokraci, një hulumtim...