Rihapja e kafeneve, paqartësi rreth protokoleve

Desk
By Desk May 1, 2020 16:52

Rihapja e kafeneve, paqartësi rreth protokoleve

Ende është e pasigurt kur do të hapen objektet hotelierike në vend. Përfaqësuesit e këtij sektori, së bashku me institucionet shtetërore, do të shqyrtojnë se çfarë protokolli të punës do të miratojnë në mënyrë që të përputhen me masat mbrojtëse kundër Kovid-19. Fjalën e fundit e kanë Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse.

“Tavolina të larguara, tavolina vetëm në qiell të hapur, ndërsa pjesët e mbyllura të restoranteve dhe kafeneve do jenë të mbyllura për vizitorët, dezinfektimi i vazhdueshëm, janë vetëm disa nga masat që Qeveria mund të ndërmarrë për hapjen e objekteve hotelierike. Hotelierët ishin të parët që i mbyllën kafenetë dhe restorantet e tyre në 15 mars si një nga masat për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe mbrojtjen nga virusi korona”

Për dallim nga vendi jonë, Serbia vendosi që nga e hëna t’i hapë dyert e objekteve hotelierike. Tavolinat do të jenë të larguara nga një metër e gjysmë, pijet e ambalazhuara do të dezinfektohen para se të shërbehen, ndërsa pagesa do të bëhet vetëm me kartelë. Edhe Sllovenia pothuajse me të njëjtat protokolle, por me kushtin që në tavolinë të ulen vetëm ata që jetojnë së bashku. Nga sektorët tjerë që ngadalë kanë filluar të lëvizin janë edhe kompanitë ajrore. Disa prej tyre tashmë kanë filluar me shitjen e biletave për periudhën pas 4 majit, ndërsa tek ne mund të blejmë bileta pas 17 majit. Megjithatë, shumë vende ndalojnë hyrjen e qytetarëve nga vendet e tjera, ndërsa të tjerë apelojnë tek qytetarët e tyre që të përmbahen nga udhëtimet jashtë vendit.

Desk
By Desk May 1, 2020 16:52