Rihapja e kazinove, Malaj: Nuk kompenson humbjet, shenjë e korrupsionit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 22:33

Rihapja e kazinove, Malaj: Nuk kompenson humbjet, shenjë e korrupsionit

Hapi pas i qeverisë në qëndrimin ndaj lojërave të fatit vlerësohet nga ish-ministri i Financave, Arben Malaj, si një tregues i rrezikshëm i korrupsionit, diçka që evidentohet edhe nga raportet e institucioneve ndërkombëtare.

“Të kesh probleme me tërmetin, të kesh probleme me pandeminë, të mos kesh arritur të asistosh në kohën e duhur të papunët dhe të merresh me krijimin e një kuadri ligjor për të liberalizuar atë që bllokove, do të thotë që duhet të ketë një interes shumë më të madh sesa interesi ekonomik”, tha Malaj.

Edhe nëse qeveria e merr tashmë këtë hap si një burim shtesë punësimi dhe të ardhurash në buxhet përballë një krize ekonomike, sipas Malajt, do të krijojë më shumë dëme se sa përfitim.

Ish-ministri i Financave evidenton edhe rrezikun kryesor që krijon rikthimi i lojërave të fatit: “Problemi më kritik është që kur paraja përqendrohet në sa më pak duar, ajo kthehet në para kriminale dhe që të mbijetojë nga para kriminale në biznes, ajo kthehet në para kriminale dhe në politikë dhe detyron politikën të marrë ato vendime që i maksimizojnë asaj fitimin”.

Për Malaj, licencat e kazinosë do të duhet të kufizoheshin tek hotelet, për t’i ardhur në funksion tërësisht turizmit dhe për të ndalur fluksin e parave që shqiptarët shpenzojnë për të luajtur në vendet e rajonit./a2/

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 22:33