Rikthehen autobusët e Tetovës në qarkullim!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 22:53

Rikthehen autobusët e Tetovës në qarkullim!

Transporti publik në Tetovë përsëri është vënë në funksion. Kompania që ka pas marrëveshje me komunën e Tetovës e ka ripërsëritë kontratën për të vazhduar me furnizimin me naftë për pesë autobusët lokal në qytetin e Tetovës.

“Pas një ndërprerje disa orëshe transporti publik përsëri ka filluar në qytetin e Tetovës. Nga e hëna deri të premten katër linja të autobusëve janë në shërbim të qytetarëve ndërsa gjatë vikendit vetëm dy linja.”

Nga komuna e Tetovës për TV21 thonë se pas konsultimeve që janë bërë me kompaninë që ka furnizuar me naftë, për shkak të borxheve ata kanë ndërprerë furnizimin.

“Si pasojë e ndërrimit të udhëheqësisë së komunës, kompania e cila furnizon me derivate mjetet transportuese, për arsye të borxhit të lënë nga udhëheqësia paraprake ka ndaluar furnizimin. Në konsultim të vazhdueshëm edhe me udhëheqësin e ndërmarrjes Tetova Transport, përsëri transporti publik ka filluar me rregull”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Tv21 ka kontaktuar edhe me drejtorin e ndërmarrjes Tetova Transport Darko Spirovski. Ai tha se linjat kanë filluar në mënyrë të rregulla nga orët e pas ditës së ditës së djeshme dhe se tashmë autobusët janë duke u furnizuar me naftë nga kompania e njëjtë ku Komuna e Tetovës ka arritur një marrëveshje për furnizim. Pesë autobusët në Tetovë u lëshuan në përdorim të shator të këtij viti. Ndërsa ata u siguruan nga ana e Komunës së Tetovës me një kredi nga Banka Botërore me një vlerë prej 44 milion denarësh. Por si pasojë e mungesës së naftës gjatë ditës së djeshme nga orët e mëngjesit deri në orët ë pas ditës autobusët lokal nuk kanë qarkulluar.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Nëntor, 2021 22:53