Rikthimi në ring, Klitschko zbulon të ardhmen

Desk
By Desk 9 Prill, 2019 19:52

Rikthimi në ring, Klitschko zbulon të ardhmen

Boksieri ukrainas Wladimir Klitschko ka deklaruar se nuk ka ndërmend të rikthehet më në ring.

​Ai ka konfirmuar se ka mbyllur punë një herë e mirë me sportin e boksit dhe se karriera e tij si boksier në peshën e rëndë është e përfunduar.

Klitschko, 42-vjeçar, i ka cilësuar deklaratat e ditëve të fundit për një rikthim në ring si dhe ofertat marramendëse se do të përfitojë 100 milionë dollarë si “gënjeshtër për 1 prill”, shkruan telesport.

“Statusti im si një boksier i tërhequr nga sporti nuk ka ndryshuar dhe s’do të ndryshojë. Zërat që dëgjoj shpesh për një rikthim në sport më gëzojnë, i marr si një kompliment, por s’ka asgjë të vërtetë në to. Nëse fansat vërtet dëshirojnë të më shohin në ring kjo është diçka e bukur. Jam i gëzuar që komuniteti im i boksit nuk më ka harruar dhe se u mungoj. Kurrë mos thuaj kurrë”, ka thënë Klischko, i cili ka regjistruar 64 fitore e 5 humbje si profesionist.

Desk
By Desk 9 Prill, 2019 19:52