Rikujtesë për thirrjen në Gjilan në nderim të vitit 1981

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Mars, 2023 07:45

Rikujtesë për thirrjen në Gjilan në nderim të vitit 1981

RIKUJTESË PËR THIRRJEN NË GJILAN NË NDERIM TË VITIT 1981

Kjo ishte thirrja që ishte lëshuar në popull në nderim të nderimit më të madh që u ishte bërë ndonjëherë ngjarjeve të vitit 1981!

Ashtu siç e dimë, Çlirimi i Kosovës nga Serbia pushtuese, me hyrjen triumfale të forcave të NATO-s dhe zbritjen nga malet të UÇK-së, ishte bërë definitivisht më 12 Qershor të vitit 1999!

Në vitin 2000, muaji Mars dhe muaji Prill, ishin të parët muaj që po vinin në Kosovën e lirë!

Dhe unë Ismet Sylejmani, për të dëshmuar para vetës e para familjes time, para shokëve, bashkëveprimtarëve e bashkëluftëtarëve të mij të pavdekshëm, por edhe të gjalle, dhe duke qenë e duke dashur për të treguar në vepër se kisha qenë dhe vazhdoja të isha anëtar besnik i LPK-së dhe gjithashtu luftëtar e ushtar besnik edhe i UÇK-së, por edhe vazhdues besnik i rrugës së luftës për liri e çlirim me arme ne duar i Luginës së Preshevës dhe çlirimit të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, sepse Ushtrite e reja UÇPMB ishte krijuar dhe ne atemosferen e organizimit te tubimit, Ajo luftonte kunder ushtrisë e policisë serbe në zonat e luftës, po vazhdonte procesi për krijimin edhe të UÇKombetare!

Prandaj i vetëdijshëm për momentet e mëdha historike nëpër të cilat po kalonte populli e Kombi ynë, i kalitur dhe i porositur nga teoria dhe praktika liridashëse kombëtare, nuk e lëshova atë rast historik, vendosa dhe morra VENDIMIN e MADH dhe me LPK-në në ballë, bashkë me shokë e bashkëveprimtarë, organizova 19-vjetorin e demonstratave gjithëpopullore të vitit 1981 në Kosovë!

Te gjithëve qe kanë kontribuar per kete tubim te madh e historik, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Organizativ, sikur ne vazhdimësi që e kamë bërë, edhe kësaj radhe ju shpreh konsideratat dhe faleminderimet e mia të pafund!

Por per kete tubim me se shumti e falenderoj dhe i jam mirënjohës LPK-së, mësues time qe më ka vetëdijësuar dhe ma ka bërë të mundur pas luftës së UÇK-së e çlirimit me ndihmen e NATO-s nga Serbia Pushtuese, ta organizoj atë ngjarje të paharruar!

Në Këshillin Organizativ të gjithë te deleguarit që përfaqësonin partitë politike dhe jopolitike, kanë dhënë kontribut, të cilët gjej rastin ti falenderoj edhe në këtë përvjetor!

Por një person dua ta veçoj, sepse Ai ka dhënë kontribut të madh dhe me angazhimin e Tij, i ka dhënë shumë atij tubimi nga më të mëdhenjtë në historinë e Gjilanit te lashtë e modern, dhe ai është ish- Drejtori i Kosovatransit të Gjilanit, Miku im shume i mirë e i nderuar Jakup Berisha!

Duke mos e harruar kurrë e për asnjë rast, spozorin finansiar te atij tubimi të madh e nderimi te vitit 1981, Mikun tim, të nderuarin Sahit Zuzaku, pronar i Istria Comerc!

Ismet Sylejmani,
Gjilan, 29 Mars 2023!


Kjo ishte thirrja e parë e leshuar, për evenimentin më të madh kombëtar, pas rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Gjilan dhe parakalimit historik të UÇK-së në Prishtinë!

Në vazhdim e keni THIRRJEN e lëshuar para 23 viteve!

KËSHILLI ORGANIZATIV I SUBJEKTEVE POLITIKE DHE JOPOLITIKE TË GJILANIT LËSHON:

T H I R R J E

POPULL SHQIPTAR!

Më 31.03.2000 në Gjilan në sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”, nê ora 11.00, mbahet manifestim i madh gjithëpopullor për nder, të nëntëmbëdhjetëvjetorit të demonstratave të pranverës së lavdishme: të vitit 1981.

Në manifestim janë ftuar: Nëna AJSHE, Rifat JASHARI dhe të githa familjet e dëshmorëve, Dr. Bernar KUSHNER, Dr. Gjeneral Kraus RAJNHARD, Ambasadori Dane EVERTS, Shefi i Zyrës së SHBA-ve në Prishtinë, Christopher DELL, Gjeneralbrigade Ricardo SANÇEZ, Ivo SHANS, Bob SIMONS, Inge Mai LONGFIST, Kolonel SNOW, Adem DEMAÇI, Hashim THAÇI, GJeneralkolonel Agim GEKU, Jakup KRASNIQI, Akademik Rexhep QOSJA, Dr. Ibrahim Rugova, Emrush XHEMAJLI, Hydajet HYSENI, Ali AHMETI, Sherif KONJUFCA, Afrim MORINA, Hysen IBRA, Mehmet HAJRIZI, Bajam KOSUMI, Rame BUJA, Rexhep SELIMI, Kadri VESELI, Azem SYLA, Dr. Muhamet MEHMETI, Veton SURROI, Ali LAJCI, Merxhan AVDYLI, Muhamet MAVRAJ, Bujar DUGOLLI, Driton LAJCI, Sabit GASHI, Dr. Zenel KELMENDI, Dr. Hajrullah GORANI, Gjergi DEDAJ, Kaqusha JASHARI, Luljeta PULA, Dr. Pajazit NUSHI, Gjeneralnënkolonel Sulejman SELIMI,Gjeneralnënkolonel Ramush HARADINAJ, Gjeneralmajor Shaban SHALA, Gjeneralmajor Sami LUSHTAKU, Gjeneralmajor Gëzim OSTRENI, Gjeneralmajor Salih VESELI, Gjeneralmajor Rahman RAMA, Gjeneralmajor Rrustem Mustafa, ish-Komandanti i ZONËS së UÇK-së Gjeneralmajor Shukri BUJA, Kolonel Afmet ISUFI, Kolonel Bashkim JAHARI Kolonel Xhabir ZHARKU, Ahmet QERIQI, Berat LUZHA, Basri MUSMURATI, Shukrie REXHA, Emin KRASNIQI, Shpetim GOLEMI, Abdullah PRAPASHTICA, Shemsl SYLA, Shaqir SHAQIRI, Jonuz MUSLIU, Sadik ADEMI, HaliL SELIMI Shefket MUSLIU, Tahir DALIPl e shumë të tjerë.

Dëshmori i Kombit Abdullah Tahiri, studenti i cili më 11 Mars 1981 në Menzen e studentëve në Prishtinë i pari përmbysi tabakun me ushqim dhe kështu revoltën e studenteve e shndërroi në demonstratë të fuqishme të cilën e udhëhoqi drejtë qendrës së Prishtinës, me çka filloi Epopeja e Lavdishme e PRANVERËS STUDENTORE ‘81, duke qëndruar në ballë të tyre edhe më 26 Mars dhe 1 e 2 Prill 1981.

Në Gilan me vendim të subjkteve politike dhe jo politike,për nder të 11 dhe 26 marsit, 1 dhe 2 prillit, në fabrika dhe vende të tjera nuk punohet, në shkolia fillore dhe të mesme nuk mbahet mësim.

POPULL SHIPTAR!

Në këtë përvjetor nuk do të përleshemi me forcat usntarako-policore serbe, nuk do të na djegin sytë nga gazi lotë-sjelles, por do të këndojmë e do të hedhim valle, do të gëzohemi e do festojmë ashtu siç na ka hije, prandaj të dëshmojmë kulturë e mirësjellje të nivelit të lartë, disciplinë e atmosferë vëllazërore, kështu do të plotësojmë një nga kërkesat e shumta që na i kanë vënë aleatët tanë të mëdhenjë: SHBA-të, Anglia dhe NATO.

Nëna dhe baballarë, motra dhe vëllezër, nxënës, studentë dhe punetorë, Gjilani ju pret krahë hapur, mbushini rrugët dhe rrugicat e qytetit!

Duke marrë pjesë në mënyrë masive, i dergojmë një përshëndetje të fuqishme Komandentit Legjendar të
USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS të të pavdekshmit ADEM JASHARIT!

Transporti për manifestues bëhet falas nga Organizata Transportuese KOSOVATRANSI Gjilan.
Në ora 9:00 do të bëhet nisja nga të gjitha qendrat për në Gjilan, ndërsa kthimi bëhet nga stacioni i autobusëve në ora 14:00

Kryetari i Këshillit Organizativ
Ismet Sylejmani

Gjilan, më 28 Mars 2000

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Mars, 2023 07:45
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.