Rimëkëmbja ekonomike, KE: Me ritme të ngadalta, masat ndikim në buxhet

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 20:31

Rimëkëmbja ekonomike, KE: Me ritme të ngadalta, masat ndikim në buxhet

Maqedonia e Veriut do të shënojë rritje ekonomike prej 4% këtë vit dhe 3,9 për qind në vitin 2022, parashikon Komisioni Evropian. KE vlerëson se rimëkëmbja ekonomike e Maqedonisë së Veriut po bën përparim, përderisa kërkesa e brendshme dhe e jashtme po rritet. Megjithatë rimëkëmbje po ec me ritme më të ngadalta nga që pritej.

“Këtë vit pritet rritje e BPV-së prej 4.0% ndërsa vitin e ardhshëm 3.9 dhe në vitin 2023 3.7%. Rikuperimi i financave publike do të stërgjatet më shumë dhe është më i ngadalshëm se sa nga ajo që pritej. Nevojat për financim të planit të ri ambicioz të qeverisë dhe zbatimi i masave anti-krizë do të sjellin deficit të madh buxhetor.”,- tha shefi i Departamentit Ekonomik i Delegacionit Evropian – RMV, Frejk Janmat.

Ulja e planifikuar e deficitit buxhetor, KE: E paqartë, planifikohen rritje investimesh

Nga KE kanë dyshime se si mund qeveria të arrin uljen e planifikuar të deficitit buxhtor, kur në të njejtën kohë paralajmëron edhe shtim të investimeve me planin e ri për rritje të përshpejtuar ekonomike.

“Qeveria planifikon ta ul deficitin buxhetor deri në vitin 2023 në 3.5%, por ne vlerësojmë se mënyra me të cilën pritet të arrihet është mjaftë e paqartë, sidomos me paralajmërimet për rritje të investimeve publike nga mjetet buxhetore. Realizimi i përgjithshëm i këtij plani për investime vlerësojmë se nuk është i madh, në bazë të joplotësimit të këtyre planifikimeve buxhetore.”,- u shpreh shefi i Departamentit Ekonomik të Delegacionit Evropian – RMV, Frejk Janmat.

Por, si rreziqe për arritjen e këtyre numrave pozitiv nënvizohen vazhdimi i pandemisë covid19, ngadalësimi i tempos së vaksinimit dhe masat e mundshme shtesë kufizuese. Gjithashtu ndërprerja e zgjatur e zinxhirëve të furnizimit mund të ndikojë negativisht në pritjet e eksportit./ Tvm2

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 20:31

29
Nën
Në pjesën e tretë të Programit 200, i ftuar ishte zv/ministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu,...
29
Nën
Shpeshë herë viktimat ngelin udhëve, pasi që kapacitet e qendrave strehuese nuk janë shumë të...
29
Nën
Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Nikolçe Babovski, në emisionin “Utrinski” në “Telma” tha...
29
Nën
Viktimat e dhunës familjare kanë qenë sonte temë në Programin 200, me gazetaren Semra Musai....