Rinia më e rrezikuara nga Covid 19: As nuk vaksinohen, as nuk respektojnë masat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 20:44

Rinia më e rrezikuara nga Covid 19: As nuk vaksinohen, as nuk respektojnë masat

Pamjaftueshëm është shkalla e imunizimit të përgjithshëm, sidomos te popullata e të rinjve, dhe ky është shkaku i numrit të madh të shtrimeve në spital në mbarë botën. Duke u mbështetur në imunitetin natyror dhe shëndetin e mirë, të rinjtë e zgjasin ose refuzojnë vaksinimin, prej ku ata i ekspozohen në këtë formë edhe më shumë rrezikut të infeksionit nga virusi, deklarojnë nga MSH.

Gjatë tre muajve të fundit tre vajza të mitura kanë ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve të rënda shëndetësore nga Kovid-19. Këto ditë edhe një vajzë 16 vjeçare nga Tetova humbi jetën në Klinikën Infektive në Shkup. Nuk dihet akoma nëse pacientja ka pasur ndonjë sëmundje tjetër kronike, së paku kështu thotë drejtoresha e klinikës, mjekja Milena Stevanoviç.

Varianti më i ri delta, varianti i cili tash më është prezent në vend, len pasoja të rënda e sidomos te popullata e të rinjve, thonë mjekët. Në periudhën e më hershme,viktima më e re e koronavirusit ishte vajza 15 vjeçe nga Sellca e Tetovës e cila kishte komorbiditet, ndërsa viktima tjetër nga qyteti i Demir Hisari ishte vetëm 17 vjeçe e cila ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe me temperaturë të lartë, dhe e njëjta ishte trajtuar në shtëpi. Kjo paciente nuk e kishte pranuar vaksinën anti-kovid, ndërsa vuante edhe nga sëmundja e diabetit. Nga fundi i gushtit, po ashtu në qendrën-kovid në Tetovë ndërroi jetë djaloshi 21 vjeç i cili ishte pa komorbiditet. Sipas mjekëve, pacienti i ri ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk ka reaguar në terapinë antivirusale, ndërsa familjarët kanë refuzuar që propozimi të sillet nga Tetova për në Shkup. Se për çfarë është shkaku dhe arsyeja rasteve të reja të viktimave te të rinjtë, mjeku Dejan Dokiç, drejtori i Klinikës së Pulmologjisë thekson se faktorët kryesor janë ato gjenetike, po ashtu edhe vetë sistemi imunologjik i pacientëve, të cilët ndryshe reagojnë karshi terapive. Refuzimi për tu vaksinuar dhe mosrespektimi i masave për përkujdesje nga virusi po ashtu nënkupton faktorin rrezikues të njerëzve.

“Të rinjtë për momentin janë në grupin e atyre të cilët më së paku janë vaksinuar. Deri para një kohe, më të rinjtë se 18 vjeç aspak nuk janë të vaksinuar. Në mes tyre, për fat të keq, ka edhe prej të cilëve janë me sistem imulonogjik jokomponent, ata mund të jetë në kontakt me ndonjë nga variantet e viruseve më agresiv që mund t’i rrezikon edhe më shumë, ndërsa ata nuk janë të gatshëm të mbrohen sa duhet dhe mandej kjo i shpie deri në një gjendje të rëndë klinike epo ashtu edhe drejt vdekjes”, informon mjeku Dokiç.

Ulja e numrit e të infektuarve me Kovid-19 dhe atyre pacientë të cilët janë me fotografi të rëndë shëndetësore bëhet vetëm nëse alarmohen të gjithë qytetarët për tu vaksinuar, posaçërisht të rinjtë të cilët janë në numër më të vogël të të vaksinuarve, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë. “Pamjaftueshëm është shkalla e imunizimit të përgjithshëm, sidomos te popullata e të rinjve, dhe ky është shkaku i numrit të madh të shtrimeve në spital në mbarë botën. Duke u mbështetur në imunitetin natyror dhe shëndetin e mirë, të rinjtë e zgjasin ose refuzojnë vaksinimin, prej ku ata i ekspozohen në këtë formë edhe më shumë rrezikut të infeksionit nga virusi”, deklarojnë nga MSH. Nga të dhënat e fundit të Institutit të Shëndetit Publik tregojnë për një rritje të numrit të të infektuarve me Kovid-19 në mbarë vendin, e sidomos tek të rinjtë të cilët e kanë shtuar alarmin e rritjes së infektimeve dhe vdekshmërive. Bëhet fjalë për rritjen e numrit për 11 për qind nëse e bëjmë një krahasim me javën e kaluar. (koha.mk)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 20:44
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.