Rinovimi i kontratës, ja sa do të përfitoi Strakosha tek Lazio

Desk
By Desk March 4, 2020 19:51

Rinovimi i kontratës, ja sa do të përfitoi Strakosha tek Lazio

Thomas Strakosha është një nga liderët e skuadrës së Lazios tashmë prej 3 vitesh.

Portieri i kombëtares shqiptare vijon të shkëlqejë në Serie A duke rezultuar shpesh here vendimtar me paraqitjet e tij. Të gjendur në këto kushte klubi i Lazios po mendon ti rinovojë kontratën Strakoshës.

Igli Tare i ka ofruar dyfishim page 24 vjeçarit për ta bindur të qëndrojë edhe për disa sezone në “Olmpico”, transmeton oranews.

Kontrata e gardianit shqiptar me skuadrën e drejtuar nga Simone Inzagi është deri në 2022 me një pagë prej një milionë euro, ndërsa me kontratën e paga e tij do të jetë 2 milionë euro plus edhe bonuset.

Desk
By Desk March 4, 2020 19:51