Ristoska për PSP-në: E hidhur është shija e ndarjes, por të ëmbla janë kujtimet

Ristoska për PSP-në: E hidhur është shija e ndarjes, por të ëmbla janë kujtimet

E hidhur është shija e ndarjes dhe e të gjitha planeve të parealizuara, por të ëmbla janë kujtimet për tejkalimin e sfidave të përbashkëta dhe shpërndarjes së energjisë, ka shënuar në rrjetet sociale prokurorja dhe zëdhënëse e Prokurorisë Speciale Publike, Lençe Ristoska, me rastin e ditës së fundit të PSP-së, momentin e përshkroi si të hidhur-të ëmbël.

“Sot përshëndetemi me kolegët nga shërbimi-teknik profesional dhe administrativ dhe me hulumtuesit. Të punësuarve në PSP sot u është dita e tyre e fundit e punës dhe këta njerëz prej sot mbesin pa punë” Sot bashkëpunëtori im profesional më tha: ‘E dhimbshme është prokurore, sikur kur përfundon shkolla e mesme, katër vite jemi bashkë, sa shumë gjëra kemi ndarë, kishte periudha kur më shumë isha në punë se në shtëpi’. Dhe kështu ishte”, ka shënuar mbrëmë Ristoska.

Për të PSP-ja, siç thekson, ishte simbol për luftë për ideale, për drejtësi, integritet, ardhmëri më të mirë, luftë kundër krimeve të sistemit, më të dobëtit, të tël varurve, luftë kundër mosndëshkimit.

“Mënyra në të cilën u shua PSP-ja, mënyra në të cilën askush nuk gjeti guxim në mënyrë eksplicite të thotë që institucioni është shfuqizuar, mendoj se nuk meriton koment, sepse lufta për drejtësi është reale vetëm kur është fryt i kërkesës së brendshme për përgjegjësi, fillimisht personale dhe më pas e të gjithëve të cilët kanë gabuar para ligjeve, nxitje për jotolerancë të mosndëshkimit, nxitje për sjellje parimore me integritetin”, ka shënuar prokurorja Ristoska.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 30 Qershor, 2020 11:39

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

Marketing politik