Rita Ora aranzhon datat për vitin e ardhshëm

Rita Ora aranzhon datat për vitin e ardhshëm

Rita Ora është një nga këngëtaret shqiptare, që ka arritur të prekë majat e top listave në skenën muzikore ndërkombëtare.

Pas një viti të suksesshëm me projekte të reja muzikore dhe me koncerte nëpër vende të ndryshme nëpër botë, ajo ka bërë të ditura datat për vitin 2020.

Në llogarinë e saj në Instagram ajo ka bërë të ditura vendet dhe datat ku do të performojë gjatë vitit të ardhshëm. Bie në sy se ajo nuk ka caktuar ndonjë datë që do të performojë në Kosovë apo vende të tjera shqiptare.

Mbetet të shihet se a do të jetë Rita pranë shqiptarëve për ti argëtuar me ndonjë koncert gjatë vitit të ardhshëm.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 11 Dhjetor, 2019 22:57

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA