Rita Ora duket mbresëlënëse ndërsa bëhet gati për “The Voice Australia”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 20 Janar, 2022 22:42

Rita Ora duket mbresëlënëse ndërsa bëhet gati për “The Voice Australia”

Ajo po përgatitet për të filluar sezonin e ri të “The Voice Australia”, pasi edhe sivjet do të jetë një nga katër trajneret e spektaklit.

Dhe të martën, Rita Ora u lajmërua në Instagram për të ndarë një sërë fotografish atraktive përpara xhirimeve të spektaklit të talenteve, i cili transmetohet në Channel Nine të Australisë.

Këngëtarja, 31 vjeçe, tregoi figurën e saj të tonifikuar të trupit e veshur me një mini-fustan me shkëlqim, me mëngë të gjata, shkruan DailyMail.

Këngëtarja dukej mbresëlënëse teksa qëndronte për një pozë të zjarrtë, ndërsa shikonte nga supi i saj.

Në një tjetër pozë, interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” mund të shihej duke pozuar plot stil ndërsa shikonte intensivisht kamerën.

Flokët e saj bionde ishin stiluar me disa valëzime të lirshme dhe një ndarje të thjeshtë në qendër.

Bukuroshja shqiptaro-britanike kishte vënë pak makijazh që i vinte në pah kockat e faqeve të saj. Ajo zgjodhi një buzëkuq të lehtë që përmirësoi buzëqeshjen e saj mahnitëse.

Rita ndodhet në Australi për spektaklin e talenteve “The Voice Australia”, ku për të dytin vit radhazi është përzgjedhur si trajnerë.

I dashuri i saj, regjisori Taika Waititi, 46 vjeç, gjithashtu përflitet se do të vazhdojë punën në disa filma të ardhshëm, duke përfshirë “Thor: Love and Thunder”, i cili është në fazën e post-produksionit.

Duke folur në një intervistë të fundit për The Independent, Rita pranoi se dëshiron ta mbajë lidhjen e saj larg vëmendjes për ta ‘mbrojtur’.

Ajo tha: “Nuk e prisja të gjeja dashurinë në Australi dhe as nuk po e kërkoja. Unë mendoj se duke mbrojtur diçka që ju intereson vërtet, duhet të keni pak ndjenjën e privatësisë”.

“Nuk do ta kisha ditur këtë nëse nuk do të kaloja atë që kam kaluar në të kaluarën”, tha këngëtarja me origjinë shqiptare.

Kur iu kërkua të shtjellonte më në detaje, Rita tha se dikur ishte ‘aq besimtare dhe ndonjëherë e tepërt’.

Rita u njoh me regjisorin fitues të çmimit “Oscar” në shkurt të vitit 2021, ndërsa ajo ndodhej në kontinentin australian për edicionin e vitit të kaluar të spektaklit “The Voice Australia”. 

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 20 Janar, 2022 22:42