Rita Ora shpeshton paraqitjet me maskë, merr masa serioze

Desk
By Desk March 5, 2020 22:53

Rita Ora shpeshton paraqitjet me maskë, merr masa serioze

Tashmë njerëz nga e gjithë bota janë të shqetësuar për përhapjen e coronavirusit, që tashmë është shndërruar në kryetemën e mediave ndërkombëtare.

Duket se një shqetësim të tillë po e shprehin edhe yjet e muzikës dhe filmit.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, është njëra ndër to e cila po kujdeset që në udhëtimet e saj të jetë me maskë, në mënyrë që të sigurojë mbrojtje nga infektimi me këtë virus.

Ajo publikoi së fundmi një fotografi në InstaStory, ku shihej gjatë fluturimit të saj nga Parisi në Londër, teksa në fytyrën e saj kishte vënë një maskë.

Foto: Rita Ora/InstaStory

“Absolutisht”, shkroi në mbishkrimin e fotografisë këngëtarja e lindur në Prishtinë, duke iu referuar kështu faktit se një proces i tillë mbrojtjeje nuk duhet të neglizhohet.

Edhe javë më parë, Rita Ora u fotografua me një maskë të zezë, teksa ecte e sigurt rrugëve të Los Angelesit.

Rita përndryshe është në përgatitje të një kënge të re për fansat, e cila është bërë e ditur se do të publikohet brenda këtij muaji. 

Desk
By Desk March 5, 2020 22:53