Ritestohet Dimitrievski dhe sërish del negativ ndaj COVID-19

Desk
By Desk April 27, 2020 14:30

Ritestohet Dimitrievski dhe sërish del negativ ndaj COVID-19

Kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski dhe drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza në Kumanovë Goran Stojanovski, dje janë testuar edhe një herë sipas portokollit nga ana e Qendrës për Shëndet Publik në Kumanovë dhe siç mëson TV21 kanë rezultuar negativ ndaj koronavirusit.

Ndonëse në testimet e para nga kjo qendër para dy javësh u diganostikuan me COVID-19, Dimitrevski dhe Stojanovski dolën nga karantina për t’u testuar privatisht, ku rezultuan negativ. Për shkak të mosrespektimit të izolimit atyre u është shqiptuar dënim me 300-500 euro./TV21

Desk
By Desk April 27, 2020 14:30