Rivaldo: Messi duhet të pushojë për të shmangur lëndimet

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 17, 2020 20:07

Rivaldo: Messi duhet të pushojë për të shmangur lëndimet

Ikona braziliane e futbollit, Rivaldo, beson se Messit duhet t’i jepet pushim.

Lionel Messi ishte i angazhuar me kombëtaren e Argjentinës, duke mos pasur mundësi të ketë pushim.

Barcelona luan sonte në udhëtim kundër Getafe dhe nuk dihet akoma nëse Messi do të jetë në formacionin startues.

Gjithsesi, Rivaldo beson se argjentinasi duhet të ketë pushim, për të shmangur kështu dëmtimet e mundshme.

“Barca kthehet në aksion këtë të shtunë, por Messi mund të jetë pakëz i lodhur pas ndeshjeve me Argjentinën këtë javë, sidomos pas ndeshjes kundër Bolivisë”, ka thënë Rivaldo, transmeton lajmi.net.

“Messi duhet diskutuar me Koeman për të ruajtur energjinë e tij. Besoj se ai dëshiron të luajë këtë vikend, kështu që vendimi është në dorën e tij. Nëse ai vendos të luajë, do të jetë e vështirë ta ndalin”, shtoi braziliani.

“Është me rëndësi që në faza të hershme të sezonit të shmangen lëndimet. Ai ka nevojë për pushim”, shtoi mes tjerash ish anëtari i Barcës.

Mbetet të shihet në publikimin e formacionit zyrtar nëse Messi do të jetë titullar ndaj Getafe. /Lajmi.net/

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 17, 2020 20:07