Rizgjedhja e kryetarit të Strugës, qytetarët kërkojnë një qytet më të mirë
Ka kaluar një javë nga rizgjedhja e kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko, ndërsa qytetarët shprehen të kënaqur me punën e tij në mandatin e kaluar edhe kërkojnë që ai të vazhdojë të punojë më shumë për qytetin. Kërkesat që kanë qytetarët më së shumti janë pastërtia në qytet, uji për pije si dhe ekonomi më të mirë dhe punësim i të rinjve.
“Presim ujë për pije, edhe higjiena dmth ajo e mbeturinave që hidhen, perndryshe është mirë, drejtori punon, kurrë ska qenë struga më e pastër dhe e bukur se tash, kjo është dhe nëse mundet edhe ekonomia, nëse nvaret prej atij, qytetarët të ngrihen ekonomikisht më lart, kjo është ajo që kërkohet”…
“Në këtë mandat duhet të vazhdojë të bëjë atë që ka bërë, ka ndërtu ka rregullu, qyteti lulëzon ndryshe, më mirë është”…
“Tre gjërat e para janë, tna bëjë ujërat e zeza një, plus ka shumë punë për të bërë në Strugë”…
“Presim të punojë, tna bëjë ndonjë rrugë, pastërti të jetë, ujë të ketë. Simjet ka punuar shumë mirë”…
“Ekonomia të rregullohet, çka tjetër, populli këtu është pa punë”…
“Uji të jetë në rend, rrugët të bëhen mirë, pastërtia të jetë mirë”…
“Njëherë duhet rreth liqenit, gjëraj janë uzurpuar duhet të pastrohen që populli të lëvizë i lirë, duhet pastërtia dhe higjiena që janë primare dhe rinia që mos të largohet nga ky vend, se shumë rini po ikën.”, thanë qytetarët e anketuar.
Ramis Merko u rizgjodh për kryetar të komunës më 31 tetor, pas balotazhit që kishte me kandidatin e Aleancës për shqiptarët dhe Alternativa./ Tvm2