RMV anëtare e Unionit të Mesdheut, Osmani: Sukses i politikës së jashtme

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2022 19:17

RMV anëtare e Unionit të Mesdheut, Osmani: Sukses i politikës së jashtme

Maqedonia e Veriut i bashkohet unionit të Mesdheut, organizatë që përfshin të gjitha vendet anëtare të BE-së si dhe vendet mesdhetare.

Ministri i jashtëm, Bujar Osmani, e ka quajtur sukses të lobit diplomatik anëtarësimin e vendit në këtë organizatë.

Pjesëmarrja jonë në Unionin për Mesdheun, si platformë për bashkëpunim dhe dialog rajonal, do të na mundësojë rrjetëzim më të ngushtë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ka thënë Osmani.

“Është ky edhe një sukses i diplomacisë së vendit, i cili vitin e kaluar arriti që të lobojë anëtarësimin e RMV-së në këtë union, që është në një mënyrë prezencë e Maqedonisë së Veriut në forume të rëndësishme rajonale dhe multilaterale. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Unionin e Mesdheut, do të mundësojë jo vetëm ndërlidhje me shtetet të cilët mbulojnë rreth 700 milion banorë, por natyrisht edhe integrim në strukturat e BE-së, të cilat mbulojnë Mesdheun.”,- tha ministri i jashtëm, Bujar Osmani.

Në fokus të takimit me Ministrin e Jashtëm të Portugalisë, Zhao Gomes Kravinjo, Osmani ka biseduar për bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha të ndryshme, kryesimin me OSBE-në vitin e ardhshëm, për sigurinë në Evropë dhe situatën në Ukrainë. (TVM2)

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Nëntor, 2022 19:17

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...