RMV, aty ku jetojnë shqiptarët ajri është më i ndotur sonte!

Ajri në gjashtë qytete është jashtëzakonisht i ndotur sonte. Këtë e tregojnë të dhënat nga stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit, përcjell FLAKA.
Shkupi, Kumanova, Manastiri, Tetova, Gostivari dhe Manastiri janë qytete me ajër shumë të ndotur. Velesi është shumë i ndotur, dhe ajri i ndotur mesatarisht është në Kërçovë, Koçan dhe Gjevgjeli. Ajri në Strumicë është i ndotur pak.
Sonte, komuna më e ndotur është Kumanova me 380 PM 10 grimca për metër kub apo edhe 7 herë më shumë se sa lejohet. FLAKA