RMV, edhe 22 raste të reja të prekura nga virusi Korona

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 23, 2020 12:31

RMV, edhe 22 raste të reja të prekura nga virusi Korona

Еdhe 22 raste të reja të prekura nga virusi Korona janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut, njofton Flaka, duke u thirrur në informatat nga Ministria e Shëndetësisë. 

Kështu, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 deri në orën 12:00 sot është 136.

Sipas vendbanimeve, me shifrat e fundit Shkupi pozicionohet në vend të parë me 81 persona të infektuar, Dibra me dyzet persona, Shtipi me shtatë raste, Kumanova me 3, Kavadari me 2, Ohri me 2 raste nga të cilat një person është në vetëizolim, dhe Gostivari me një rast. 

Nga Ministria e Shëndetësisë konfirmuan rasti e dytë të vdekjes së personave të prekur nga virusi korona në vendin tonë. Flaka 

 

 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 23, 2020 12:31