RMV, edhe pse kontrollohet, ekzistojnë dyshime për numrin e të punësuarve në sektorin publik

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Prill, 2022 00:30

RMV, edhe pse kontrollohet, ekzistojnë dyshime për numrin e të punësuarve në sektorin publik

Për menaxhimin e burimeve njerëzore ekziston “Sistemi i Informacionit të Burimeve Njerëzore“, përmes të cilit duhet të nxirret regjistri i punonjësve në Administratën Publike i cili mbahet rregullisht prej disa vitesh dhe përgatiten raportet vjetore për punonjësit në sektorin publik. Megjithatë, përsëri ekzistojnë dyshime për numrin e të punësuarve në sektorin publik. Komisioni Evropian, në raportin e vitit 2021, nënvizoi se angazhimi dhe kapaciteti i të gjitha institucioneve të interesuara duhet akoma të rritet për të siguruar që legjislacioni të zbatohet sistematikisht dhe të dhënat të ngarkohen rregullisht në sistemin e menaxhimit të burimeve njerëzore, transmeton Portalb.mk.

Përmes këtij sistemi rrjetëzohet ose duhet të rrjetëzohet e gjithë administrata publike dhe shtetërore. Nëpërmjet këtij sistemi de facto nxirret regjistri i punonjësve në Administratën Publike.

Nëse ndiqen raportet për të punësuarit në pesë vitet e fundit, rezulton se të punësuarit në sektorin shtetëror dhe publik në RMV janë rreth 130 mijë, duke mos përfshirë personat në Shoqëritë aksionare apo të përziera, ku qeveria është pjesë e strukturave qeverisëse. Njëkohësisht, në raport me ligjin nuk janë shfaqur të dhënat për deputetë, ministra, zëvendësministra, kryetarë komunash, kryetarë dhe anëtarë të komisioneve shtetërore, drejtorë, gjyqtarë, prokurorë publikë dhe persona të tjerë të zgjedhur apo të emëruar nuk shfaqen.

Por, sipas disa ekspertëve të fokus grupit, nuk dihet numri edhe i personave të tjerë që janë regjistruar, qoftë edhe si punonjës të përkohshëm në sektorin publik nëpërmjet agjencive të punësimit të përkohshëm apo të atyre që kanë kontrata pune (kontrata me kohë të pjesshme-honorare), numri i të cilëve rritet gjatë viteve të zgjedhjeve. Një shembull i tillë, raportin për “Monitorimi i procesit të integrimit evropian: Reforma e Administratës Publike” të Fondacionit Metamofozis përmend hapjen e kontratave të lidhura ndërmjet punonjësve të përkohshëm ose personave të tjerë nga vetëqeverisja lokale në Tetovë, ku rezultoi se bëhej fjalë për mbi 800 persona, prej të cilëve një numër i madh nuk kishin dorëzuar dëshmi për detyrimet për të cilat morën para publike. Sa është numri i përgjithshëm i personave të tillë në sektorin publik, nuk ka shifra, megjithëse një pjesë e opozitës spekulon se bëhet fjalë për rreth 70 mijë persona.

DAP, DHP, administrate, sportel, qytetar, administrata publike shteterore
Foto: Arbnora Memeti/Portalb.mk

Ajo që është e dhënë publike dhe e disponueshme për të gjithë publikun dhe ekspertët e fokus grupit është Regjistri që e udhëheq MShIA. Sipas raportit të fundit për numrin e punonjësve të sektorit publik të publikuar në mars 2021, situata paraqitet si vijon:

Deri më 31 dhjetor 2021, si të punësuar në sektorin publik janë 132.088 persona, të cilët punojnë në gjithsej 1.346 institucione, me çka sektori publik është rritur me 905 person.

Nëse krahasohet me Raportin paraprak, vërehet një rritje të lehtë e të punësuarve, por edhe i institucioneve:

Më 31 dhjetor 2020, 131.183 persona janë punësuar në gjithsej 1.332 institucione të sektorit publik. Krahasuar me vitin 2019numri i të punësuarve në institucionet e sektorit publik është ulur me 1.717.

Numri i të punësuarve në sektorin ushtarak-policor-siguri, i cili për vitin 2021 është 19.311 persona, është më i ulët krahasuar me 31.12.2020, pasi atëherë në këto shërbime dhe institucione punonin 19.594 persona. Ndryshe, ky numër përfshihet në numrin e përgjithshëm të të punësuarve në sektorin publik, por, në përputhje me nenin 19 të Ligjit për Shërbimin e Lartë drejtues (LShLD), për to nuk mbahen evidenca dhe analiza të veçanta në Raportin vjetor.

Armata e Maqedonise se Veriut, Ushtria e Maqedonise, Ministria e Mbrojtjes, ushtare

Sipas analizës së strukturës së të dhënave për 112.777 të punësuar në sektorin publik, gra/vajza janë 62.356, ndërsa meshkujt 50.421. Mosha mesatare e këtyre punonjësve është 46.11 vjeç, për gratë mesatarja është 45.27 vjeç, ndërsa për burrat 47.15 vjeç, të dhëna që sugjerojnë se administrata publike nuk është tërheqëse për të rinjtë.

MShIA këtë vit e ndërpreu praktikën e katër viteve të fundit në që raporte të publikohen numrat e të punësuarve në Shoqatat aksionare me pronësi shtetërore dhe përmes agjencive të punësimit të përkohshëm (APP) në, me arsyetimin se nuk është obligim ligjor për ta. Në kërkesën e përpiluesve të raportit për Administratën Publike të Metamorfozis, MShIA është përgjigjur se deri më 31 dhjetor 2021, numri i të punësuarve në këto kompani është 8.918, përkatësisht është ulur për 1.472 persona. Numri më i madh i këtyre personave 8.287 janë të punësuar me kohë të papërcaktuar266 punonjës me kohë të pjesshme dhe 365 persona përmes APP-së.

Ministria e Financave sërish vitin e kaluar shpalli numrin dhe rezultatet financiare të ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare shtetërore, ku shihet se janë 14 Ndërmarrje Publike të themeluara nga Qeveria, 15 shoqëri tregtare nga të cilat 13 janë Sh.A, ndërsa 2 janë DOEL .

Administrata më e vogël, por më efikase është edhe pjesë e programit të Qeverisë, nga viti 2017 e këndej, por edhe e Qeverisë aktuale në programin e punës 2022-2024. Sipas këtyre angazhimeve, administrata duhet të reduktohet me rreth 20 për qind ose rreth 26 mijë punonjës në sektorin publik.

Por, lidhur me këtë çështje, te një pjesë e ekspertëve të fokus grupit ekziston një dilemë. A nënkupton Qeveria në këtë përcaktim strategjik në ata nëpunës administrativë/ shtetëror prej rreth 16 mijë apo të gjithë të punësuarit në sektorin publik. Nëse do i referohet të parës, sipas ekspertëve, numri optimal i punonjësve në administratën shtetërore me të cilin funksionon i gjithë aparati shtetëror do të ishte rreth 12 mijë punonjës, me çka një pjesë e institucioneve kanë mbipunësim, te disa nga ana tjetër mungojnë njerëz edhe atë mjaftë shumë.

Nëse ndërkohë, nënkuptohet ulje prej 20 për qind në të gjithë sektorin publik, që do të thotë rreth 26 mijë persona më pak, fillimisht duhet të bëhet një vlerësim i detajuar në të gjithë sektorit publik dhe të shihet se ku, në cilët nënsektorë ka mbipunësim dhe ku ka nën minimumin e nevojshëm. Si shembuj janë përmendur zjarrfikësit, të cilët mungojnë në të gjithë vendin, mjekët dhe personeli mjekësor i mesëm dhe arsimi. Që e gjithë kjo të vlerësohet, nevojiten detaje të sakta nga regjistrimi i popullsisë, në mënyrë që të planifikohen strategji dhe plane zhvillimore për pjesë të caktuara të sektorit publik, duke përfshirë edhe numrin e të punësuarve, thekson eksperti.

Konkluzioni i përgjithshëm do të ishte se ka tepricë të caktuar të punonjësve në sektorin publik, por për të bërë një pasqyrë të plotë duhet të bëhen të gjitha analizat funksionale dhe të kryqëzohen me nevojat që dalin nga rezultatet e regjistrimit. Tek punonjësit në administratën shtetërore çështja e cilësisë është më e madhe se numri, megjithëse mund të bëhet një racionalizim të kuadrove deri në 12 mijë punonjës administrativë, por duhet të shkohet te cilësia dhe jo vetëm te numrat.

Komisioni Evropian në raportin e tij të fundit nënvizoi se duhet akoma në vazhdimësi të rritet angazhimi dhe kapaciteti i të gjitha institucioneve të interesuara për të siguruar që legjislacioni të zbatohet sistematikisht dhe të dhënat të ngarkohen rregullisht në sistemin e menaxhimit të burimeve njerëzore.

“Jo të gjitha institucionet e linjës përdorin sistemin e informacionit të menaxhimit të burimeve njerëzore, potenciali i të cilit mund të shfrytëzohet më tej”, thuhet në raportin e KE-së.

Reformat në administratë për Maqedoninë e Veriut, përveç që janë nevojë për qytetarët, ata janë edhe kusht për integrimin e vendit në BE.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Prill, 2022 00:30

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare