RMV-ja pjesë e dy projekteve ndërkombëtare në luftën kundër virusit korona

RMV-ja pjesë e dy projekteve ndërkombëtare në luftën kundër virusit korona

Ministria e shëndetësisë në RMV raportoi se vendi tashmë është pjesë e dy projekteve ndërkombëtarë të njohura në luftën kundër virusit korona, transmeton Portalb.mk.

“Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) e konfirmoi pjesëmarrjen e vendit tonë në programin “Solidaritet”, që përfaqëson një studim të madh ndërkombëtar përpunuar në mënyrë që të jep të dhëna për mënyrën efikase në shërimin e pacientëve me Covid-19”, deklarojnë nga MSH-ja.

Në këtë studim analizohen 5 mënyrat për shërimin e pacientëve.

Gjithashtu ministria sqaroi se RMV-ja tashmë është pjesë edhe e platformës online “COVID 19 Response Training”, përmes së cilës planifikohet trajnimi i 20 punonjësve mjekësore.

“Në Qendrën tonë klinike, trajnimin do ta ndjekin 20 mjek dhe 20 motra mjekësore, që diturinë e ekspertëve dhe universiteteve të SHBA-ve, do ta sjellin te kolegët e tyre, jo vetëm në institucionet e Shkupit”, deklarojnë nga ministria.

Ndryshe, prej javës së ardhshme do të kemi ekipe mobile për testim për virusin korona nëpër qytete që vlerësojmë se duhet që të aplikohet. Një prej atyre qyteteve është Kumanova, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili shtoi se në javën e ardhshme do të merret edhe donacion prej 500 mijë maskave dhe 20 mijë testeve.

Ministria e Shëndetësisë paraprakisht informoi se janë regjistruar 24 raste të reja me virusin korona në Maqedoninë e Veriut, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 201.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 26 Mars, 2020 19:57

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.