RMV, më shumë se gjysma e pjesëmarrësve në zgjedhjet do të kenë problem me mbulimin e shpenzimeve?

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 22:30

RMV, më shumë se gjysma e pjesëmarrësve në zgjedhjet do të kenë problem me mbulimin e shpenzimeve?

Këto ditë kishte thashetheme në institucionet shtetërore lidhur me konstatimet e shprehura publikisht dhe zyrtarisht të (pa)paraqitura për “financim ilegal të disa prej fushatave për zgjedhjet lokale”, ndër të cilat edhe pohimi i kryeministrit, në procedurë të dhënies së dorëheqjes, Zoran Zaev, menjëherë pas përfundimit të votimit, që në këto zgjedhje të dukshme ishin shumë para në terren tek opozita, që kanë ardhur kryesisht nga jashtë, shkruan Nova Makedonija, transmeton Portalb.mk.

Vërejtje nga Zaev, por edhe vërejtje nga misioni vëzhgues i OSBE-së

Me deklaratën e Zaevit, në fillim të mandateve të pushteteve lokale, kryeministri, por edhe disa pjesëmarrës tjerë në zgjedhjet e vunë në pikëpyetje rezistencën e tyre ndaj korrupsionit, por as nga partia e Zaev, as nga shërbimet qeveritare nuk i elaboruan këto konstatime në ditën që vijuan. Krahas kësaj, kishte vërejtje edhe nga misioni vëzhgues i OSBE-së që “garuesit në ciklin e dytë duhet të kishin parashtruar raporte financiare për donacione të pranuara një ditë para ciklit të dytë, por ato nuk janë publikuar”, që sipas vlerësimit të tyre, e zvogëlon transparencën në tërë procesin.

Në ndërkohë, nga Prokuroria Publike dhe nga Komisioni për Parandalim të Korrupsionit para dy ditëve e thirrën Zaevin të dorëzojë prova për konstatimet për financim të paligjshëm të fushatës.

– Ne e monitorojmë financimin e partive dhe pason raport për atë ku do të shihet kush ka qenë donator i partive – deklaroi kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska.

Ndërkaq, sipas informatës së pranuar dje nga sekretarja e përgjithshme e komisionit, Irena Popovska, në ndërkohë, nuk ka pasur ndryshime.

– Nga 1.11.2021 deri më sot, lidhur me këtë çështje nuk ka ndryshim – u përgjigj dje Popovska.

Edhe sipas udhëheqësit të Sektorit për trajnime të vazhdueshme marrëdhënie me opinionin dhe bashkëpunim ndërkombëtar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, Admir Shabani, tek ata deri dje nuk kanë arritur prova për konstatimet e shprehura.

– Po të kishte, ne deri tani gjithsesi do të kishim mbajtur mbledhje dhe do të ishim prononcuar lidhur me ato – deklaroi Shabani.

ESHA parashtroi propozim për ndërprerje të mjeteve për kompensim të shpenzimeve për financim të fushatës zgjedhor për 84 pjesëmarrës

Nga Enti Shtetëror për Auditim prezantuan informata që mund të sugjerojnë në mangësi konkrete.

– Nga gjithsej 145 pjesëmarrës të regjistruar në fushatën zgjedhore në Regjistrin Qendror për zgjedhjet lokale në vitin 2021, Enti Shtetëror për Auditim, në Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve parashtroi propozim për ndërprerje të mjeteve për kompensim të shpenzimeve për financim të fushatës zgjedhore për 84 pjesëmarrës, nga të cilët 64 nuk kanë parashtruar raporte me formularë për donacionet e pranuara në llogarinë e transakcionit për financim të fushatës zgjedhore, ndërsa 20 pjesëmarrës kanë parashtruar raporte për të cilat janë konstatuar parregullsi në përmbajtje – thuhet, ndër të tjerat, në informatën nga Enti Shtetëror për Auditim.

Prej atje, theksojnë që në pajtim me ligjin, për këto shkelje është përcaktuar gjobë në shumë prej 9.000 euro në kundërvlerë me denarë, që do t’u shqiptohet për kundërvajtje partisë politike, koalicionit, përkatësisht kandidatit të pavarur nëse nuk parashtrojnë raport për financim të fushatës zgjedhore në afatin e paraparë.

Paraprakisht edhe Prokuroria ka bërë thirrje që, çdokush që ka informata për vepër penale të kryer lidhur me financimin e fushatës zgjedhore t’i paraqesë tek organet kompetente dhe të parashtrojë prova përkatëse.

– Prokuroria publike i ndjek të gjitha informatat dhe do të veprojë nëse konstatohen elemente të veprës penale të kryer. Njëkohësisht, çdokush që ka informata për vepër penale të kryer, e ka për obligim t’i paraqesë në organet kompetente dhe të parashtrojë prova përkatëse. Deri në këtë moment, në Prokurorinë Publike nuk është parashtruar denoncim i tillë – informuan dje pasdite nga shërbimi për marrëdhënie me publikun pranë Prokurorisë.

Lidhur me atë nëse dhe në çfarë mënyre Prokuroria eventualisht më tutje do të veprojë lidhur me konstatimet e shprehura publikisht për financim të paligjshëm të fushatës, siç thonë, do të kenë njoftim përkatës. ​​
Përndryshe, të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet lokale në vitin 2021 e kanë pasur pëг detyrë një ditë pas përfundimit të fushatës zgjedhore, përkatësisht një ditë para mbajtjes së ciklit të dytë të votimit, 30 tetor të këtij viti, të përpilojnë dhe të parashtrojnë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe në Komisionin Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit raport me formular për donacione të pranuara në llogarinë e transakcionit për financim të fushatës zgjedhore.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 22:30