Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 22:00 në rrugën lokale të fshatit Orovnik, komuna e Debërcës, policia ka privuar nga liria 38 vjeçarin M.P. shtetas i Republikës së Shqipërisë, me çka është ndërpre një kanal ndërkombëtar për tregti ilegale të marijuahnës nga Republika e Shqipërisë në vendin tonë.
Sipas zëdhënëses së MPB-së Suzana Pranjiq-Talevska gjatë kontrollit të makinës “Citroen Berlingo”, me targa të Shqipërisë e drejtuar nga M.P. në pjesën e pasme të makinës janë gjetur dhe konfiskuar 5 çanta me nga 100 paketime me marijuhanë, në total 100 kilogram marijuhanë, me vlerë prek\j 350 mijë eurove.