RMV, norma e papunësisë është nën 20 përqind

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 28, 2019 20:37

RMV, norma e papunësisë është nën 20 përqind

PREMTIM: Në vitin 2020 normë e papunësisë do të jetë më të ulët se 20 përqind

LSDM në programin parazgjedhor “Plani për jetë në Maqedoni“, në pjesën “Zhvillim i ndërmarrjeve vendore”, si një prej qëllimeve kryesore të vendosura ishte ulja e papunësisë nën 20 përqind deri në vitin 2020. Për të realizuar këtë premtim u morën më shumë masa për përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve të kompanive që mundësojnë rritjen e numrit të të punësuarve.

Pas verifikimit të premtimit konstatuam se ky premtim i LSDM-së është realizuar para afatit, dhe këtë e dëshmojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikat prej 08.03.2019 të prezantuar njoftimin popullsinë aktive dhe anketa për fuqinë punëtore në tre mujorin e fundit të vitit 2018.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika të papunësisë në tre mujorin e katërt të vitit 2018 ka rënë në 19,4 përqind.

Në tremujorin e IV, popullsia aktive në Republikën e Maqedonisë është 957609, prej ku të punësuar janë 771 806, ndërsa 185 803 janë të papunësuar. Norma e aktivitetit në këtë periudhë është 56,9, norma e punësisë 45,9, përderisa norma e papunësisë arrin në 19,4, shkruan në komunikatën e Entit shtetëror për statistika.

Norma e papunësisë edhe përgjatë vitit 2019 vazhdon të bie. Në tre mujorin e parë të vitit 2019 ka rënë në 17,8 përqind.

Statistika zyrtare, për tre mujorin e dytë të vitit 2019 është publikuar me 6 shtator të vitit 2019 tregon rënie të vazhdueshme të papunësisë në 17,5 përqind. Njëkohësisht procedura e punësimit është rritur në 47,1 përqind, ndërsa norma e aktivitetit në tremujorin e dytë është 57,1 përqind ose në numra absolut për tre mujorin e dytë duke kështu: popullsia aktive është 962.463, prej ku të punësuar janë 794.283 dhe të papunë 168.180 persona.

Këto të dhëna si rekord edhe Qeveria i prezantoi në konferencën për shtyp të mbajtur me 6 shtator të viti 2019, dhe falë rritjes ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2019,

Duke iu referuar situatës në tregun e punës zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev potencon se është shënuar rritje rekorde të ulëta të papunësisë prej 17,5 përqind.

Dua vetëm të rikujtojë se papunësuar në tremujorin e dytë të vitit 2017 ka qenë 22,6 përqind, ose nëse duam numra absolut në periudhë prej 2 vitesh janë punësuar 57.391. Prej tyre, vetëm në tremujorin e dytë të vitit 2019 janë punësuar 4869 persona dhe prej rënia është prej 17,8 përqind në 17,5 përqind, sqaroi Angjushev.

Sipas kësaj, mund të arrihet në përfundim se premtimi i LSDM-së se do të ul papunësinë deri në vitin 2020 nën 20 përqind, është realizuar.

Burimi: Vërtetmatës.mk

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 28, 2019 20:37