RMV nuk ka lëshuar në përdorim rrjetin e internetit 5G

Driton Zenku
By Driton Zenku March 28, 2020 17:43

RMV nuk ka lëshuar në përdorim rrjetin e internetit  5G

Nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës i përgënjeshtroi informacionet se këto ditë në Maqedoninë e Veriut po bëhen testime për rrjetin 5G.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, me shumë përgjegjësi pohojnë se në shtetin tonë nuk është lëshuar në përdorim rrjeti 5G. Në mënyrë shtesë, i informojmë qytetarët se institucionet kompetente nuk kanë zbatuar procedurë për ndarjen e frekuencave për rrjetin 5G. Prej këtu të gjitha shqetësimet për efektet e rrjetit 5G mbi shëndetin e qytetarëve janë të pabaza. Informacionet të cilat u shfaqën në opinion, se këto ditë po bëhen testime janë të pasakta”, kumtuan nga MSHIA.

Nga Ministria theksuan se në shtetin tonë deri më tani janë bërë vetëm dy testime edhe atë, një në vitin 2018 në kushte laboratorike të kufizuara dhe të kontrolluara rreptësisht, edhe testimi i dytë në vitin 2019, në hapësirë të kufizuar.

“U bëj thirrje të gjitha burimeve të lajmeve të rreme, të ndërpresin me publikimin e dezinformatave të cilat kanë qëllim të vetëm të krijojnë mosbesim dhe panik te qytetarët. Gjithashtu, u apelojmë të gjithëve qytetarëve me kujdes të zgjedhin prej ku informohen dhe t’i kontrollojnë burimet e informacioneve”, apeluan nga MSHIA.

Nga Ministria theksuan se lajmet e rreme kanë dëm të paçmueshëm, veçanërisht në gjendje të jashtëzakonshme siç është kjo me koronavirusin edhe te ne edhe në botë.

Por me 2 dhjetor – 2019, Telekomi i Maqedonisënjoftoi që  testoi me sukses teknologjinë 5G në qendër të Shkupit dhe kompani tha se këto testime po realizohen përpara lançimit komercial në 2020.

Sakaq, Telekom i Maqedonisë sot u përgjig se ata nuk kanë një rrjet 5G në përdorim, pas informacionit të postuar në rrjetet sociale se ata kanë aktivizuar një rrjet që ka ndikim negativ në shëndetin e qytetarëve.

Telekomi i Maqedoniës në një deklaratë për opinion, kostaton që informacionet që jepen janë pa prova dhe fakte duke shpërndarë lajme të rreme dhe artikuj të mediave të vjetra nga 2018 dhe 2019 në kontekstin e gabuar, duke krijuar një fushatë të rreme dhe negative të rrjetit 5G dhe përhapjen e panikut të panevojshëm kur duhet të qëndrojmë të qetë.

Telekom i Maqedonis me shumë përgjegjësi thotë se nuk ka rrjet 5G në përdorim.

Autoritetet nuk kanë zbatuar asnjë procedurë të alokimit të frekuencës 5G. Deri më tani është bërë demonstrimi i parë në 2018 dhe janë realizuar teste për funksionimin e kësaj teknologjie të re vetëm në kushte laboratorike dhe në një hapësirë ​​të kufizuar në vitin 2019 Pra, të gjitha sulmet që aktualisht janë duke kaluar në testime masive në të gjithë vendin janë të pabaza.

“5G është një standard i ri teknologjik në të gjithë botën, dhe çdo vend vendos të zbatojë 5G sipas një metodologjie shkencore të standardizuar më parë që operatorët duhet të ndjekin dhe monitorojnë nga autoritetet kompetente, “tha Telekom, duke shtuar që: “Në një situatë globale pandemike, përparësia jonë është të ofrojmë komunikim pa probleme përmes infrastrukturës ekzistuese. Le të mos lejojmë që lajmet e rreme dhe sulmet të krijojnë panik midis qytetarëve “. Flaka

 

 

Driton Zenku
By Driton Zenku March 28, 2020 17:43