RMV, regjistrohen 844 raste të reja me koronavirus. Gostivari me 21

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 16:16

RMV, regjistrohen 844 raste të reja me koronavirus. Gostivari me 21

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, në 24 orët e fundit janë kryer 1.890 testime, ndërsa janë regjistruar 844 raste të reja me KOVID-19, tre persona të vdekur nga Shkupi (mosha 72, 76 dhe 83 vjeç) dhe 815 pacientë të shëruar. Të tre personat kanë ndërruar jetë në kushte spitalore. Sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë me KOVID-19 nga “Termini im”, janë regjistruar tre persona të vdekur, nga Tetova (85 vjeç), Kavadari (74 vjeç) dhe nga Ohri (70 vjeç). Dy persona vdiqën në kushte shtëpiake dhe një në kushte spitalore. Personat e vdekur janë regjistruar në periudhën 5-30 korrik, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Prej 844 raste të reja nga Shkupi janë 374, Kumanova dhe Tetova 43, Manastiri 38, Prilepi 35, Velesi 33, Kavadari dhe Ohri 30, Shtipi 24, Gjevgjelia 23, Gostivari 21, Struga 20, Strumicë, Negotinë dhe Radovish – 19, Kërçova, Koçani dhe Kratovë – nga 9, Berova – 8, Kriva Pallanka – 7, Dibra dhe Vallandova – 5, Resnja dhe Krusheva – 4 nga një, Vinica dhe Demir Hisar – Nga 3, Shën Nikoll, Bogdancë dhe Makedonska Kamenicë – nga 2, Demir Kapija – nga 1.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (844), janë regjistruar 188 riinfeksione.

Ndërsa prej 815 pacientëve të shëruar nga Shkupi janë 350, Manastiri 65, Kumanova 44, Kavadari 39, Prilepi 38, Tetova 28, Ohri 27, Velesi 26, Strumica 25, Shtipi 20, Gostivari 17, Resnjë – 16, Gjevgjeli – 15, Shën Nikollë – 14, Kërçova – 13, Koçani – 10, Struga dhe Kratovë – 9 nga , Radovishi dhe Kriva Pallanka – 7, Berova dhe Vallandova – 6, Negotinë – 5, Demir Hisar – 4, Dibra, Krusheva, Vinica dhe Bogdancë – nga 3, Demir Kapi – 2, Makedonski Brod – 1.

Ndërkaq, janë kryer 1.890 testime edhe atë përmes: ISHP-195, QSHP Shkup-92, QSHP Manastir-26, QSHP Prilep-26, QSHP Tetovë-43, QSHP Kumanovë-38, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile-0, Mjekësi Ligjore-0, Laboratori spitalor Kozle-16, Universiteti i Pulmonologjisë me Alergologji-1, SPQ “8 Shtatori”-0, Instituti i Mikrobiologjisë-125, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë) -19, Avisena-59, Biotek-52, Sistina-36, Laor laboratori – 19, Sinlab-12, Remedika-10, Fertiliteti-14, Genea-10, Nikob Lab-67, VFV Medikal-9, Eli Medika Plus-12, Rojal Medika-3, Spektra-MM-17, Rapid Lab-10, Zhan Mitrev Strumicë-3, Nova Lab Diagnostiks-0, Ramus-12, ISHP dhe ISHP (test i shpejtë)- gjithsej 964.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.123.580 testime ndaj KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID-19 në vend që nga fillimi i epidemisë është 330.016, numri i të shëruarve është 316.490, numri i të vdekurve është 9.387 dhe numri i rasteve aktive është 4.139.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 16:16