Robert Berisha flet për marrëdhënien e Patrisit me Tunën: Ata jetojnë bashkë në Shkup

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 12 Maj, 2022 20:06

Robert Berisha flet për marrëdhënien e Patrisit me Tunën: Ata jetojnë bashkë në Shkup

Këngëtarja e njohur nga Maqedonia, Altuna-Sejdiu – Tuna, kishte ndarë rrugët me muzikantin Patris Berisha, me të cilin ka dy fëmijë.

Megjithatë, kjo temë u rikthye sërish gjatë këtij viti dhe u raportua se dyshja jan bashkë në bazë të disa postimeve që u panë në rrjete sociale.

“Ata jetojnë bashkë, kanë dhe fëmijën e dytë që kishte ditëlindjen tani afër. Jetojnë në Shkup. Patrisi udhëton dhe ata janë bashkë, përderisa ai jeton në Shkup ata duhet të jenë bashkë”, tha ai.

Robert Berisha (Foto: Instagram)

“Për më shumë të kishte dhënë përgjigje më mirë Tuna se ka kohë pa dalë në intervista, të japë përgjigje për jetën e vetë personale”, vazhdoi më tej artisti.

Roberti në një intervistë dhënë më parë tha se nuk komunikon me Tunën, ndonëse për të vëllanë dhe fëmijët është në gjendje të japë edhe jetën.

Pas ndarjes nga Nora, Berisha mes tjerash zbuloi se ka nisur një lidhje të re dashurie me një vajzë të quajtur, Laureta.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 12 Maj, 2022 20:06