Roboti shkruan një ese me 500 fjalë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 22:40

Roboti shkruan një ese me 500 fjalë

Teksti i këtij shkrimi, publikuar në prestigjozen britanike “The Guardian”, është shkruar nga një robot. Bëhet fjalë për një ese me temë “Të bindë njerëzit që të bëjnë paqe”.

Teksti është gjeneruar falë gjuhës së re të programimit GPT-3 që po zhvillohet nga kompania ‘Open AI’ e miliarderit të famshëm amerikan Elon Musk.

Në esenë me mbi 500 fjalë, roboti jep argumente të ndryshme pse njerëzit nuk duhet të kenë frikë prej tij dhe prej inteligjencës artificiale. Ai shkruan ndër të tjera se robotët nuk kanë për qëllim të luftojnë dhe të zëvendësojnë racën njerëzore, por vetëm t’u shërbejnë njerëzve, të cilët i kanë programuar. Ndërsa njerëzit le të luftojnë me njëri –tjetrin.

Eseja është shkruar mbi bazën e disa frazave të dhëna nga gazetarët e ‘The Guardian’, si linja përcaktuese mbi atë që kërkohet të përmbajë shkrimi.

Gjuha e programimit GPT-3 është një sistem i avancuar kodesh që përveç se jep përgjigje në bazë të kodeve që i kërkohen, përdor atë që quhet “të mësuarit e thellë” përmes të cilit pajisjet e inteligjencës artificiale siç janë kompjuterët e smartphone përzgjedhin e kombinojnë informacionet e grumbulluara në internet për të dhënë përgjigje sa më të sakta, për gjërat që kërkojnë njerëzit.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 22:40