Robson: United duhet ta mposhtë Leicesterin

Robson: United duhet ta mposhtë Leicesterin

Legjenda e United, Bryan Robson ka thënë se “Djajtë e Kuq” duhet të mposhtin Leicesterin për t’iu rikthyer rezultateve pozitive.

United këtë sezon është në vendin e tetë me pesë pikë, pasi ka një fitore dy barazime dhe një humbje.

Në ndeshjen e parë United mposhti Chelsean, barazoi me Southampton dhe Wolwes, ndërsa humbi në shtëpi ndaj Crystal Palace.

Për këtë gjë Robson nuk ka qenë i lumtur dhe ka thënë se nëse duan t’i rikthehen rezultateve pozitive duhet të mposhtin Leicesterin në “Old Trafford”.

“Duhet të luajmë mirë kundër Leicesterit dhe të fitojmë për t’iu rikthyer rezultateve pozitive. Do të luftojmë për të hyrë në top gjashtë, gjë që do të na rikthejë në Evropë. Nëse duam të jemi në top katër, duhet të mposhtim skuadra si Leicester në shtëpi”, deklaroi ai.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 12, 2019 20:13

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...