Rokadat në MPB, Ahmeti: Në instancat e sigurisë, njerëz kompetentë

Rokadat në MPB, Ahmeti: Në instancat e sigurisë, njerëz kompetentë

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, nuk është i njoftuar në lidhje me informacionet për mosmarrëveshje të mundshme në lidhje me emërimet nëpër institucionet në kuadër të MPB-së.

Në një prononcim për TV21, Ahmeti thekson se në institucionet e sigurisë duhet të punojnë njerëz profesionistë që të sigurojnë qytetarët në të gjithë hapësirën e vendit.

“Nuk kam informacione të tilla dhe mendoj që nuk është në dobi as të partneritetit, në qoftë se bëhet ndryshim politik apo partiak i kuadrove me rëndësi është që në institucionet e sigurisë të jenë njerëz profesionistë që bëjnë punën e tyre dhe që sigurojnë qytetarët në të gjithë hapësirën e vendit. Informacionet nuk i kam të plota dhe nuk mund të flas në detaje se çka është duke ndodhur. Por, edhe nëse ka diçka, ndonjë veprim të tillë, nuk do të ishte në dobi të partneritetit”,- deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 20, 2019 19:50

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA